Futboll Seria A

Gatuso bën të fortin: Fal dy herë, në të tretin mos më dil përpara

Gennaro Gattuso kërkon të karikojë skuadrën në prag të ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Veronës sot në mesditë. Pak orë para sfidës, trajneri kuqezi kërkon nga skuadra përqendrim maksimal, për të mos përsëritur më gabimet e takimeve të kaluara. “Mund të ndodhë që të gabosh një herë, madje edhe nkë herë të dytë, por  nëse gabon për herë të tretë më mirë mos më dil më përpara”, shprehet trajneri milanist, që kërkon vijueshmëri në kampionat.

Duhet kujdes në fushë ndaj Veronës, të vijojmë atë paraqitje të mirë që kemi bërë gjatë javës së fundit. Nuk duhet të përsëritim gabimet që bëmë në ndeshjen ndaj Benevento”, u shpreh më tej trajneri Gattuso, që beson se ka një ekip të fortë, që mund të arrijë objektivat dhe të sigurojë një vend në Europë sezonin tjetër. “Ky është një grup i mirë dhe besoj se nëse luajmë të qetë e pa presion mund të fitojmë gjithnjë dhe të shkojmë në Europë”, tha Gattuso.

Related posts

SHKRUAN HISTORINË ME KOMBËTAREN/ Elseid Hysaj lë pas Lorik Canën dhe bëhet lojtari me më shumë ndeshje

F.autor

Lovren zbuloi thirrjen e tij që frymëzoi kthesën e Liverpool kundër City

Sadik.Autor

NUK NDODHTE QË PREJ VITIT 1957/ Solari regjistron startin më fantastik te Real Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment