Futboll Seria A

De Rossi: Fitore e rëndësishme, tani të gatshëm për Juventusin

Roma ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Cagliarit.

Skuadra nga kryeqyteti italian vuajti gjatë gjithë ndeshjes por goli erdhi në minutën e fundit nga mbrojtësi Federico Fazio.

Kapiteni i Romës, Daniele De Rossi ka thënë se ishte një fitore tejet e rëndësishme ndaj Cagliarit.

“Ishte fitore e merituar dhe shumë e rëndësishme. Cagliari bëri një lojë të mirë dhe u mbrojt shumë”, tha fillimisht De Rossi.

“Fitorja erdhi në momentin e duhur, është një kampionat i barabartë pasi nëse fitojmë ndaj Sampdorias jemi vetëm një pikë larg Napolit. Ka kohë që nuk ka qenë më e ngushtë gara për titull”, tha De Rossi.

Roma në javën e ardhshme do të përballet me Juventusin në derbin italian, ku romakët në vitet e fundit e kanë sfiduar ‘Zonjën e Vjetër’ për titull.

 (De Rossi dhe Buffon)

“Juventusi ka fituar shumë. Janë në gjendje të marrin tri pikë me një goditje edhe nëse nuk luajnë mirë. Do të jetë një ndeshje e madhe por ne jemi gati për të fituar”, tha De Rossi.

Ditë më parë ikona e Romës dhe Italisë, Francesco Totti tha se do të nënshkruante që Juve ta fitojë Ligën e Kampionëve ndërsa Roma kampionatin.

“Buffon është në vitin e tij të fundit dhe do ta nënshkruaja që Juve ta fitonte ‘Championsin’, ndërsa ne kampionatin”.

“Megjithatë edhe ne jemi në Ligën e Kampionëve dhe synojmë të shkojmë sa më larg që do të jetë e mundur”, përfundoi De Rossi.

Related posts

FINALJA E “EURO 2020″/ Boniek analizon Itali-Angli: Ja pse “Azzurrët” janë superior

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Koman nuk rinovon, Bayern Munich ka gati 100 milionë euro për yllin e Juventus…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Vinicius më mirë se Messi në sezonin e tij të parë

F.autor

Leave a Comment