Kategoria Superiore Shqipëri

Gaz Demi nuk i pranoi dorëheqjen, reagon Starova pas rikthimit tek Partizani

Sulejman Starova deklaroi se do të jepte dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, vetëm 41 ditë pasi ishte emëruar në krye të Partizanit, pas humbjes turpëruese me Luftëtarin në shifrat 5-0.

Por, ditën e sotme, presidenti Gaz Demi nuk e ka pranuar këtë dorëheqje të “Bobit”, dhe në këtë mënyrë ai do të vazhdojë të jetë trajneri i “demave”.

Menjëherë pas rikthimit të tij në stolin e të kuqve, Sulejman Starova sqaron: “Vlerësoj besimin e presidentit Demi që nuk e pranoi dorëheqjen time. Duke i kërkuar falje tifozerisë së Partizanit për dështimin e Gjirokastrës, premtoj përkushtim për të bërë më të mirën për skuadrën e zemrës. Pak durim”, deklaroi Starova në reagimin e tij.

Related posts

Luftëtari mendon për të ardhmen, rinovon edhe me Rapën

Q.Autor

LIVE/ Flamurtari-Tirana, Vlonjatët në fushë pas 3 javësh. Ekipi i Memës vetëm për fitore

Delo.autor

TIRANA-VLLAZNIA/ Skuadrat janë pretendente për titullin kampion (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment