Futboll Seria A

Alex Sandro larg Juves, gati oferta marramendëse nga Manchester United

Manchester United është e gatshme të ofrojë 60 milionë funte për Alex Sandron. Sipas Daily Mirror kjo ofertë do të ndodh në janar për ta marrë mbrojtësin e majtë.

Trajneri i United, Jose Mourinho, e pëlqen shumë mbrojtësin brazilian.

‘Djajtë e Kuq’ edhe pse kanë disa mbrojtës të majtë në skuadër, kjo pozitë mbetet pika më e dobët e kësaj skuadre.

Juventusi mund ta refuzojë këtë ofertë, pasi në verë kishte refuzuar 65 milionë funte nga Chelsea për lojtarin.

Por në anën tjetër Sandro ka pasur vështirësi në këtë sezon, duke mos luajtur në ndeshje me Napolin dhe Interin.

Lojtari mund të ndryshojë mjedis, por sipas gjitha gjasave vetëm në verë.

Related posts

NGA ELSEID HYSAJ TEK IBRAHIMOVIC/ Ja formacioni i lojtarëve të Serisë A që i skadon kontrata në fundin e sezonit…

Delo.autor

NUK KA PAQE PËR CR7/ “Zhduket” Jasmine, një shqetësim më pak për Ronaldon (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Tunizia tregon spektakël dhe përmbys rezultatin kundër Panamasë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment