Futboll Premier League

Giggs kritikon Manchester United: Mbappe dhe Gabriel Jesus na kanë ikur nga duart!

Ryan Giggs ka kritikuar politikën e rekrutimit të Manchester Unitedit pasi ata kanë refuzuar shansin për të nënshkruar me Kylian Mbappe dhe Gabriel Jesus përkundër rekomandimit të tij.

Sulmuesit janë dy nga lojtarët e rinj më të vlerësuar në Evropë për momentin, me 19-vjeçarin Mbappe që po lulëzon që kur kaloi në verë tek Paris Saint-Germain nga Monaco, ndërsa Gabriel Jesus, 20-vjeçar, ka shënuar 17 gola në 36 paraqitje për Manchester Cityt që kur ka ardhur nga Palmeiras.

Talenti francez i ka kushtuar PSG-së plot 180 milionë euro, ndërsa braziliani ka ardhur tek klubi nga Etihad për rreth 35 milionë euro.

Megjithatë, ish-ylli i Unitedit dhe ndihmësi i menaxherit, Louis Van Gaal, Giggs ka thënë se ai dhe skautët e klubit kishin qenë të vetëdijshëm për të dy sulmuesit përpara se të lëviznin në skuadrat e tyre aktuale, por skuadra e Old Trafford dështoi të vepronte – duke treguar jë shembull tjetër të strategjisë së tyre të dobët në tregun e transferimit.

“Unë e kam shikuar Gabriel Jesusin duke luajtur tri vite më parë. Kam shikuar Mbappen për një vit”,  ka thënë fillimisht Giggs për The Times.

Giggs ka kundërshtuar edhe politikën e klubit tek rasti i shitjeve të Rafael Da Silva, Danny Welbeckut dhe Johhny Evans, pasi tani janë shndërruar në lojtar të mëdhenj.

Related posts

“KËRCËNIMET” E FUNDIT PËR DISA NGA YJET E EURO 2024/ Kush janë futbollistët që nuk do i shikojmë më në Europian?

F.autor

BËN PARASHIKIMIN PËR EURO 2020″/ Muourinho: Është e vështirë tu gjesh dobësi, ju tregoj skuadrën pretendente

Delo.autor

NEYMAR HUMB PENALLTINË/ Mbappe shkëlqen me dy gola në fitoren e PSG-së

Delo.autor

Leave a Comment