Champions League Futboll Sport UEFA

Henderson: Nuk ishte mbrëmja jonë, jam krenar me bashkëlojtarët dhe…

Jordan Henderson ka folur pas finales së humbur të Liverpoolit nga Real Madridi. Liverpool është mposhtur me rezultat 3-1 nga Real Madridi në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Olimpic Stadium të Kievit.

Kapiteni i Liverpoolit, Henderson, i cili ka thënë se skuadra e tij nuk e kishte natën më të mirë, por është krenar me bashkëlojtarët dhe tifozët.“Ne nuk jemi mjaftueshëm të kënaqur gjatë kësaj nate, por jam shumë krenar për lojtarët dhe tifozët që erdhën për ne”, ka thënë fillimisht Henderson.

Lëndimi i Salah ndryshoi gjithë rrjedhën e lojës. “Shpresoj që të vazhdojmë dhe të futemi në finale dhe ta përdorim këtë humbje për shkuar përpara”. “Futbolli ecën përpara, ne kemi një Kupë Botërore që po afrohet kështu që ju duhet të lëvizni dhe sezoni fillon me shpejtësi të madhe”.

“Kur Mo Salah u lëndua ata filluan të dominojnë me topin. Ata shënuan një gol që ishte në pozitë jashtë loje në pjesën e parë, por ne qëndruam në lojë”. “Ne ende besonim se mund të vazhdonim, por kishte edhe disa gola në një tjetër natë që nuk eci mirë për ne”, përfundoi kapiteni i Liverpoolit.

Related posts

Spalletti tallet me tifozët e Milan: Poshtë mbeteni edhe po fituat 3-0

Sadik.Autor

“DËMTIMI I GJIMSHITIT FATKEQËSI”/ Kapiteni Berisha: Nëse fitojmë arrijmë playoffin…

Delo.autor

U LARGUA NGA PARTIZANI/ Mesfushori Hyseni: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment