Futboll

Hasi dërgon në gjykatë Olympiakosin, pritet të fitojë borxhin nga gjigandi grek

Besnik Hasi është ende i papunë që pas shkarkimit nga skuadra greke Olympiakos.

Rezultatet e Hasit në kampionat ishin dëshpëruese edhe pse në Evropë ai arriti ta kualifikonte klubin në Ligën e Kampionëve.

E shkarkimi erdhi shumë shpejtë nga krerët e klubit grek dhe Hasi prej asaj kohe është i papunë.

Hasi ishte në pritje të parave që klubi i detyrohej, por kampioni në fuqi i Greqisë nuk kishte derdhur parat në llogarinë e gjakovarit.

Shuma që Olympiakos i ka borxh Hasit kalon shifrën e një milionë eurove dhe për këtë Hasi iu është drejtuar gjykatës.

Klubi grek duhet t’i paguaj saktësisht 1,2 milion euro gjakovarit për prishjen e njëanshme të kontratës.

Hasi pritet të fitojë këtë shumë në gjygj pasi çdo trajner i shkarkuar duhet të paguhet nga klubi.

Gjithsesi tekniku nga Kosova nuk pritet edhe gjatë të jetë i papunë, pasi flitet se mund ta marrë drejtimin e skuadrës belge Genk.

Related posts

“BËMË BABA TË TË NGJAJË”/ Maldini Jr tregon aftësitë nga goditja e dënimit… (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Gati pakti mes “Djajve”, MILANI kërkon “favor” nga Man UNITED

Isa.Autor

NJË REGJIZOR PËR CR7/ Al-Nassr rezervon liderin e Real Madrid (FOTO)

F.autor

Leave a Comment