Futboll Premier League

Manchester United pret Burnley, tanimë quhet “ndeshje e fortë”

Manchester United dhe Burnley vijnë në këtë përballje në “Old Trafford”, pas rezultateve zhgënjyese në javën e fundit. Burnley u “masakrua” në shtëpi nga tre golat e Harry Kane, që i dhanë fitoren ndaj Leicester, ndërsa Manchester United pësoi gol në sekondat e fundit të ndeshjes së barazuar 2-2 ndaj Leicester.

Me përjashtim të humbjes në ndeshjen e kaluar në “Old Trafford” kundër Manchester City, United ka pasur rezultate shumë të mirë në shtëpi, duke i fituar tetë ndeshjet e tjera me 21 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar.

Image result for burnley united

Gjithsesi, nuk duhet harruar se Burnley i drejtuar nga Sean Dyche dështoi vetëm në javën e kaluar sepse renditet në vendin e gjashtë pas fazës së parë, një rezultat i paimagjinueshëm, vetëm tre pikë larg zonës Champions League. Mourinho u duk nervoz pas barazimit ndaj Leicester që praktikisht mbylli çdo mundësi për titullin kampion.

“Ne nuk fituam sepse humbëm disa raste të pabesueshme. Le t’i quajmë raste qesharake. Ne bëmë gjithçka për të fituar, por kur humbet raste të tilla me gabime fëmijërore, atëherë kurrë nuk mund të fitosh në Premier League. Për këtë u ndëshkuam duke lënë dy pikë.”

Në ndeshjet e fundit, Romelo Lukaku është rikthyer te goli. Në këtë sezon ai e ka gjetur 10 herë golin në Premier League, ku ka dhënë katër asiste. Në karrierën e tij kundër Burnely sulmuesi belg ka shënuar 2 gola në 4 përballje.

Gjashtë ndeshjet e fundit mes United dhe Burnley kanë qenë shumë të forta dhe kanë prodhuar 1 karton të kuq dhe 24 të verdhë, me një mesatare 4 kartonë për ndeshje, ndërsa katër nga këto ndeshje u mbyllën poshtë 2.5 gola.

Image result for burnley united

Vetëm në një nga shtatë ndeshjet e fundit, të dyja skuadrat kanë shënuar në të njëjtën ndeshje. Vetë skuadra e Burnley mban një rekord origjinal sepse 14 nga 19 ndeshje e luajtura janë mbyllur “jo” gol. Edhe United në 11 nga 19 ndeshje ka prodhur të njëjtin rezultat.

I habitshëm është fakti se Burnley ka marrë 32 pikë me vetëm 16 gola të shënuar. Bailly, Fellaini, Carrick dhe Valencia janë mungesat te Manchester United, ndërsa miqtë nuk do të ketë shërbimet e dy mbrojtësve titullarë James Tarkowski dhe Stephen Ward, që të dy të dëmtuar.

Related posts

Lamtumirë Milan, Suso transferohet në Madrid!

Sadik.Autor

COVID-19 NUK I NDAHET INTERIT/ Një tjetër futbollist zikaltër rezulton pozitiv

Delo.autor

“EURO 2020” NIS ME REKORDE/ Nga golat, mosha dhe debutimet, shifrat e ndeshjeve të para

Delo.autor

Leave a Comment