Futboll Seria A

“Humbet” Perisic, Interi vuan formën e dobët të kroatit

Në shtëpinë e Interit ka një problem të madh. Krahët nuk funksionojnë dhe Candreva tashmë e kthyer hija e vetvetes, por lajmi kryesor është mungesa e Perisic në përballjet e fundit, ku zikaltërit kanë dështuar. Në fillim të sezonit, kroati shpalosi gjithë potencialin dhe meritat më të mëdha shkuan për Luciano Spallettin, por tani që sulnuesi i majtë nuk arrin të shkëlqejë, situata ka nisur të rëndohet.

Në tri ndeshjet e fundit të kampionatit, lojtari ballkanas nuk ka pasur impakt pozitiv dhe në këtë mënyrë, në ndeshjen derbi të Kupës ai rrezikon stolin. Harkimet e ëmbla për Icardin nuk duken në horizont, ndërsa është ndalur në kuotën e 7 realizimeve personale dhe 6 asisteve këtë sezon. Statistika të rëndësishme për kroatin, që pas suksesit ndaj Chievos në 3 Dhjetor u zhduk në mënyrë të pakuptimtë.

Në transfertën e Torinos ai rezultoi një nga zhgënjimet më të mëdha, por nuk bëri asgjë më shumë edhe në sfidat pasardhëse me Udinesen dhe Sassuolon. Pak krosime, shumë gabime dhe vetëm një driblim një për një. Problemi më i madh qëndron në kokë dhe jo në këmbët e lojtarit. Spalletti do ta kursejë për ta pasur sa më të freskët në 30 Dhjetor kundër Lazios, sepse Interi më i mirë ka nevojë për Perisicin e fillimsezonit.

Related posts

“PËSOVA NJË GODITJE ELEKTRIKE GJATË TËRMETIT”/ Futbollisti serb tregon makthin që po përjeton Shqipëria

Delo.autor

Barcelona – Getafe: Formacionet zyrtare, Mina debuton si titullar

Q.Autor

“ÇUDI TË SHOHËSH IGLI TAREN ME BARK”/ Bushi: Ja ç’më tha misteri përpara

Delo.autor

Leave a Comment