Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kukësi-Partizani: Pranë golit verilindorët, e pabesueshme çfarë humbet Kalaja (VIDEO)

Po luhet në “Elbasan Arena” super sfida përmbyllëse e javës së 8-të mes Kukësit dhe Partizanit. Dy skuadra pretendente përballë njëra tjetrës. Verilindorët vijnë në këtë përballje pas humbjes në Korçë ndaj Skënderbeut, ndërkohë që Partizani triumfoi në shtëpi ndaj Teutës.

Orari i pazakontë, pritet të zbehe disi atmosferën dhe interesi për këtë takim është shumë më i ulët nga ai i sfidave të mëparshme. Nuk mungojnë surprizat në formacion, teksa trajneri Cungu ka bërë plot 3 ndryshime nga ndeshje me Skënderbeun.

LIVE| KUKËSI-PARTIZANI 0-0

KOMENTI LIVE: 

16′ Jasir Asani ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit Xhaja.

13′ Krostim i bukur nga Shafik në zonë për Rexhinaldon. Ky i fundit gjuan me kokë, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

11′ Dzaria provon me një goditje të fortë nga distanca, por nuk ka shënjestrën e duhur.

8′ Goditje nga këndi për Partizanit, por largojnë rrezikun lojtarët e Kukësit.

3′ Minuta mjaft të mira për Kukësin, Shkodra provon me kokë, por kontrollon gjithçka, Alban Hoxha.

2′ E pabesueshme çfarë humbet Kalaja nga shumë pranë portës.

1′ Ka nisur supersfida në “Elbasan Arena”.

Related posts

Zlatan Ibrahimovic bën sërish të ëndërrojnë tifozët suedezë në prag të Kupës së Botës Rusi 2018

Sadik.Autor

GODITJE E RËNDË PËR BAYERNIN/ Nojer dëmtohet përsëri dhe humbet sfidën me Interin

F.autor

SPEKTAKOLARE/ “Ndizet” derbi, GUERRILSAT publikojnë KËNGËN E RE të Partizanit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment