Kategoria Superiore Shqipëri

Humbja ‘poshtëruese’ e Partizanit në Gjirokastër, reagojnë Guerrilsat: Jeni një tufë langonjsh, s’keni cipë!

Pas humbjes poshtëruese me Luftëtarin, ku Partizani u mund me shifrat e thella 5-0, tifogrupi “Ultras Guerrils” ka postuar një deklaratë të fortë në Facebook.

Tifozët ultras i përvishen vetëm lojtarëve, të cilët i cilësojnë si një tufë langonjsh, që vetëm në shërbim të fanellës së Partizanit nuk janë.

“Guerrils”, gjithashtu thonë, se ditën kur lojtari i fundit nga këta mercenarë do largohet nga Partizani, do jetë festa e tyre më e madhe. Ja dhe postimi i plotë i ultrasve.

“Sot menduat të na “gëzonit”, ne që bëmë 500 kilometra për të parë palaçollëkun tuaj të radhës. Ju nuk keni më as cipë e as turp, jeni një bërë një tufë langojsh që shqyeni njëri-tjetrin për një kockë.

Shqyet Juljanon për të kënaqur Sulën, tani shqyet Sulën për të kënaqur kush e di se kë! Por nuk jeni asgjë më shumë sesa një tufë langojsh, që veç fanellës së Partizanit nuk i shërbeni, këtë fiksojeni mirë!

Ditën kur do shporret më i fundit nga ju, mercenarë faqezinj, do jetë dhe festa jonë më e madhe sepse të gjithë bashkë nuk bëni gjë tjetër veçse turpëroni fanellën tonë të shenjtë!

Por nuk u bën më përshtypje as drejtuesve që veçse bëjnë show nëpër media me deklarata të bujshme. U bë e modës, drejtor i ri, premtime të reja, avaze të vjetra!

Thonë se peshku qelbet që nga koka! U bë kohë që kutërbon, por çështja është sa do vazhdojë të mos çrrënjoset e keqja që ka pushtuar Partizonin tonë. Apo kampionati ynë fillon në fazën e tretë me vitin e ri kinez?”.

Sot menduat të na “gëzonit”, ne që bëmë 500 kilometra për të parë palaçollëkun tuaj të radhës. Ju nuk keni më as cipë e…

Gepostet von Ultras Guerrils 08-09 am Sonntag, 17. Dezember 2017

 

Related posts

SHKËLQEU NË SUPERIORE ME KASTRIOTIN/ Ylli De Silva drejt largimit. Në drejtim të tij kanë mbërritur katër oferta

Delo.autor

U LARGUA NGA “BARDHEBLUTË”/ Zbulohet klauzola e veçantë te Tirana, ja çfarë ndodh me kontratën e Dedes…

Delo.autor

NUK NDIHET REHAT NË RUMANI/ Naser Aliji refuzon rinovimin e kontratës për klubin zviceran…

Delo.autor

Leave a Comment