Futboll Seria A

Insigne ende jashtë forme, Sarri detyrohet të ndryshojë strategji

Lorenzo Insigne u dëmtua mbrëmjen e 1 dhjetorit, në përballjen me Juventusin dhe vijon të qëndrojë jashtë fushave për Napolin. Mungesa e tij u ndie të napolitanët edhe në sfidën e të dielës, ndaj Fiorentinës, ku skuadra e Sarrit u ndal në barazim 0-0, duke mbyllur takimin e dytë radhazi në Serinë A, pa shënuar gola.

Sulmuesi anësor italian vijon të stërvitet i diferencuar, duke vënë në dyshim prezencën e tij në transfertën ndaj Torinos, e planifikuar të luhet të shtunën në orën 18:00. Sipas medieve pranë klubit të Napolit, trajneri Sarri po planifikon një formacion pa Insignen në fushë, pasi nuk beson se mund të rikuperohet deri të shtunën.

Related posts

NIS “LUFTËN” ME UEFAN/ Manchester City merr avokatin që bllokoi Brexit, ja sa e paguan

Delo.autor

PAS DËMTIMIT ME KOMBËTAREN/ Cristiano Ronaldo: E njoh trupin tim dhe kthehem pas dy javësh

F.autor

ÇMENDET Napoli/ Të “kaltrit” ofrojnë 50 mln euro plus 2 lojtarë, për talentin e Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment