Futboll Sport

Botërori i Rusisë, Gjermania përzgjedh lojtarët, ka pikëpyetje

Joachim Low do të qëndrojë në qetësi deri të martën. Më pas trajneri i Gjermanisë do të zbulojë listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës në Rusi. Prezantimi do të bëhet në Muzeun e Futbollit të Dortmundit. Formula është: 23 lojtarë plus X. Më parë, Low është parë duke ndjekur një ndeshje në Bundesliga 1, pikërisht klubin e tij të zemrës Frieburg.

Ai po i hidhte një shikim të përgjithshëm lojtarëve në fushë gjatë ndeshjes që përfundoi 2-0 kundër Augsburg-ut. Në këtë takim ai ka pasur mundësin që të vëzhgojë dhe golashënuesin e dytë më të mirë, Nils Petersen, që ka shënuar 15 herë këtë sezon në Bundesliga 1, por që emrin e tij nuk ka zbuluar deri më sot. Pritet që ta bëjë të martën në orën 12:30 kur të bëjë të ditur listën zyrtare të lojtarëve që do të thërrasë në Kupën e Botës.

Pjesëtarët e trupës përzgjedhëse janë të pavarur nga njëri-tjetri për këtë proces, por “Në fund është Low që vendos për futbollistët”, tha Bierhoff që është pjesë e stafit të Gjermanisë. Të hënën, Low mund të raportojë në FIFA listën e skuadrës me një përbërje maksimale prej 35 lojtarësh. Normalisht që FIFA nuk do ta publikojë atë. Ndërsa trajneri mund të përmend të martën emrat e lojtarëve që do të marrë me vete më 23 maj.

Dëmtimet – Joachim Low gjatë muajve të fundit nuk ka pasur plotësisht të gatshëm shumë futbollistë, të cilët janë mundur që të rikthehen në formë që të mos humbasin pjesëmarrjen në Kupën e Botës, siç janë: Reus, Boateng, Schurrle apo Hummels. Megjithatë, trajneri pritet të marrë vendimin dhe për ta. Ai që shqetëson më tepër është 32-vjeçari Manuel Neuer, i cili mungon në fushë që prej shtatorit të vitit të shkuar.

Kombëtarja e Gjermanisë duhet të fitojë kohë në përzgjedhjen e 23 lojtarëve, listë që duhet të paraqitet në FIFA më 4 qershor. Ndërkohë që Neuer ka kohë për të provuar gjendjen e tij në testin kundër Austrisë, miqësorja që do të zhvillohet para nisjes së Botërorit.

Low mund ta aktivizojë si portier të parë në ndeshjet përgatitore për kupën e Botës, ndërsa zëvendësuesit e portierit të Bayern mund të jenë: Marc-Andre ter Stegen, Kevin Trapp dhe Bernd Leno. Por, formula 23 plus X mund ta ndihmojë trajnerin që të bëjë zgjedhjen e duhur.

 

Kjo është lista me 27 lojtarët që mund të thirren nga tekniku i Gjermanisë.

Portierë (4): Neuer, ter Stegen, Trapp, Leno
Mbrojtës (8): Kimmich, Boateng, Hummels, Rüdiger, Sule, Ginter, Hector, Plattenhardt
Mesfushorë (12): Kroos, Khedira, Müller, Ozil, Draxler, Reus, Gündogan, Goretzka, Sané, Götze, Rudy, Brandt
Sulmues (3): Werner, Gomez, wagner.

Related posts

SPEKTAKOLATE/ Në rrugët e Parisit sot nun ka më vende, “derdhen” tifozët francezë (FOTO)

Isa.Autor

ZBULOHET LISTA/ Ja 10 skuadrat që kanë shpenzuar më shumë deri tani në merkato (FOTO)

Delo.autor

FROSINONE-INTER/ Vendasit ngushtojnë shifrat, shënon Cassata

Delo.autor

Leave a Comment