Futboll Seria A

Inter ‘shkundet’ nga Udinese, vjen humbja e parë për zikaltërit (VIDEO)

Udinese e ka mposhtur Interin 3:1 në “Giuseppe Meazza”.

Interi ka pësuar humbjen e parë këtë edicion pas 17 javëve në Serie A. Të besuarit e Spallettit u befasuan në “Giuseppe Meazza” nga Udinese, duke u mposhtur 3:1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Kevin Lasagna (14’). Barazoi gjithçka Mauro Icardi një minutë më vonë.

Kur u mendua që Interi do të bëjë diçka më shumë në pjesën e dytë, që deri këtë xhiro kishte 12 fitore e katër barazime, ndodhi e kundërta.

Mysafirët befasuan vendasit me golat e Rodrigo De Paul (60’) dhe Antonin Barak (77’), për rezultatin përfundimtar 3:1.

Pas humbjes së parë në Serie A, Interi vazhdon të mbetet lider në Serie A me 40 pikë, por që mund të zhvendoset në pozitën e tretë nëse Napoli dhe Juventusi rrëmbejnë pikët e plota në xhiron e 17’të.

Related posts

PRAPASKENA E BUJSHME/ Ja me kë e pa Andrea Agnelli derbin e Torinos…

Delo.autor

HISTORIKE/ UEFA cakton gjyqtarë shqiptarë për të drejtuar ndeshjen e Prishtinës në Conference League

Delo.autor

RONALDO EDHE ZYRTARISHT JASHTË/ Do të humbasë festën e titullit pas…

F.autor

Leave a Comment