Futboll Seria A

INTER/ Spalletti: 4 sfida vendimtare, duhet t’i fitojmë të gjitha!

“Ajo që po vjen mund të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për ne, ndaj duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”. Kështu u shpreh Luciano Spalletti për Interin e tij, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme. Zikaltrit do të përballen me katër sfida vendimtare (derbi i Italisë dhe në Kupë me Lazion, ndeshja me Fiorentinën dhe Romën në kampionat):

“Të gjithë këta kundërshtarë kanë një vlerë të lartë, por ne duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, – tha trajneri në “Premium Sport”. Spalletti, i cili e ka dhënë ditën e Krishtlindjeve pushim për lojtarët, do të shohë ekipin në “Santo Stefano” para përplasjes Milan-Inter, që do të luhet më 27 dhjetor. Tri ditë më vonë, Lazio do të mbërrijë në “San Siro” për Kupën e Italisë.

Related posts

PEZULLIMI I SUPER LEAGUE/ Ceferin-it nuk i del inati me 12 klubet: Gabim historik, mos guxoni ta provoni sepse…

Delo.autor

Wenger: Humbja e Ronaldos, gabimi më i madh në karrierë

Sadik.Autor

MJAFTON NJË GOL/ Lazio merr fitoren e katërt radhazi në Serie A, Champions më afër

F.autor

Leave a Comment