Futboll International

Trukuan ndeshje sportive, arrestohen 11 persona

Autoritetet policore në Slloveni dhe Kroaci finalizuan nëj aksion të përbashkët ndaj një rrjeti kriminal që kishte në fokus sportin, e që ishte bërë problem në vitet e fundit me korrupsionin, bastet ilegale dhe tentativat për të manipuluar ndeshjet.

Harta e veprimit të sindikatës kriminale kishte përfshirë së fundmi edhe Serbinë, Maqedoninë dhe Republikën Çeke.

EUROPOL-i njoftoi se u realizuan kërkime në 13 banesa në vendndodhje të ndryshme, në Slloveni dhe në Kroaci, ndërsa u arrestuan 11 persona. Rrjeti kriminal kishte pjesë të veprimit edhe një platformë ilegale në internet, për të mbajtur baste në shuma të mëdha dhe për të shkëmbyer fondet me kompanitë e basteve aziatike.

Sipas EUROPOL-it, hetimi nisi në muajin mars, kur policia sllovene ra në gjurmët e një grupi të organizuar kriminal, që kishte tentuar të manipulonte disa gara sportive, me fokus kryesor futbollin.

“Kriminelët ishin pjesë e trukimit profesional të ndeshjeve, të faktuara në Serbi, Maqedoni dhe Çeki. Atyre u garantohej nga tregu aziatik një fitim i majmë, pasi dinin rezultatet që para nisjes së ndeshjeve. Paratë investoheshin më pas në biznese të ligjshme”, tha Sergio D’Orsi, specialist i korrupsionit sportiv në EUROPOL.

Related posts

NGA MIQ NË ARMIQ/ BERISHA presion HYSAJT: Luajmë si ndaj INTERIT dhe marrim…

Isa.Autor

GARETH BALE PRANON TË LARGOHET/ Zidane i jep mundësinë të përshëndetet me tifozët, ja dëshira e fundit

Delo.autor

Perez blindon Asensio: “Për ne vlen €700 milionë!”

Q.Autor

Leave a Comment