Futboll Seria A

Interi ka një tjetër finale para, Lazio mund ta dënojë më shumë se Milan

Diçka është krisur tek zikaltërit e Interit që deri në datën 9 dhjetor kishin një supremaci në statistika që i etiketonte ata si surprizën më të bukur të Serisë A. Por humbja në Kupën e Italisë ndaj Milanit që përkon të jetë e treta disfatë rradhazi pas atyre me Udinesen dhe Sassuolon shton pikëpyejtet se çfarë po shkon keq me këtë skuadër. Rënia është e dukshme si në rezultate, lojë apo gjëndje fizike.

Paraqitja e dobët në Kupën e Italisë përballë Milanit shënon humbjen e tretë rradhazi për skuadrën e Spallettit pas 16 takimeve ku nuk numëronin asnjë disfatë. Sinjali alarmues vjen nga reparti sulmues që në 5 takimet e fundit ka shënuar vetëmnjë gol, pikërisht atë të Icardit përballë Udineses. Ndërkohë që Perisic nuk ka vazhdimësi dhe po përjeton një rënie të formës fizike. Nga ana tjetër Candreva ka qënë thuajse inekzistent në këtë drejtim nëse i referohemi faktit se nuk numëron asnjë gol të shënuar. Por për fatin e mirë të Spallettit takimi i rradhës i planifikuar për të shtunën përballë Lazios në San Siro premton një mundësi të artë për t’a mbyllur vitin me një sukses që do të linte pas edhe shijen e hidhur të derbit Në rast triumfi të zikaltërve bilanci i kësaj pjese të parë të sezonit do të ishte sërish pozitiv për ta.

Në të kundërt puna e madhe dhe kualitative e këtyre tre muajve do të zhbëhej e gjitha në harkun e këtyre 20 ditëve të fundit. Spalleti ëshë besimplotë dhe optimist e as nuk merr në konsidreatë një fakt të tillë. Për teknikun 58-vjeçar ky është vetëm një ngërc psikologjik. Skuadra që ka në dispozicion zotëron gjithë potencialin për të mundur këdo kundërshtar që i del përballë, u duhet vetëm pak inkurajim në aspeketin psikologjik dhe forcë karakteri për t’u rikthyer në skuadrën fituese që realisht janë.

Related posts

CHELSEA-TOTTENHAM/ “Blutë e Londrës” dyfishojnë shifrat, shënon Trippier autogol

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ Juventus – Benfica: Ja formacionet zyrtare 

Isa.Autor

“LEKU LUM”/ Ky është formacioni më i mirë i blerjeve më të shtrenjta të Serisë A

Isa.Autor

Leave a Comment