Futboll Seria A

Inter- Lazio, zikaltërit i frikësohen së kaluarës

Inter do të jetë i dëshpëruar të shmangë një humbje tjetër në ndeshjen e të shtunës (18:00) që do të luajë kundër Lazio-s, e vlefshme për javën e 19-të të Serisë A. Gjërat kanë filluar të shkojnë keq për skuadrën e Luciano Spalletti-t dhe tifozët, të cilët e kanë parë shpesh ekipin të bëjë mirë në fazën e parë dhe më pas të zhgënjejë në të dytën, kanë filluar të shqetësohen. Kjo gjë ka ndodhur edhe në sezonin e kaluar, me milanezët që kanë kaluar nga një skuadër favorite për titullin te dështimi për të siguruar një vend në zonën Europiane. A do të arrijnë ata ta shmangin që historia të përsëritet edhe në këtë sezon? Inter do të paraqitet në këtë ndeshjes pas dy humbjeve befasuese të marra në kampionat kundër Udinese-s dhe Sassuolo-s.

Ndërkohë, të mërkurën në mbrëmje ata janë eliminuar nga Milan në Kupën e Italisë. Për më tepër, zikaltrit kanë shënuar vetëm një gol në këto tre takime, me Mauro Icardi-n. Problemi kryesor i milanezëve është se janë shumë të varur nga sulmuesi argjentinas. Për sa i takon Lazio-s, bardhekaltrit do të paraqiten në “San Siro” pas një fitore bindëse 4-0 të marrë kundër Crotone-s. Skuadra e Simone Inazghi-t mban vendin e pestë në renditje, katër pikë larg Inter-it të vendit të tretë, por lacialët kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar.

Shifra dhe Fakte
– Lazio ka fituar vetëm nëntë nga 74 ndeshjet e kampionatit që ka luajtur në fushën e Inter-it.
– Në 8 takimet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave në “San Siro”, janë shënuar 2.5 gola për ndeshje.
– Lazio ka realizuar të paktën dy gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit ët kampionatit të zhvilluara në transfertë.
– Në 14 transfertat e fundit të luajtura nga Lazio në kampionat, janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.

 

Related posts

SFIDAT E MARSIT PËR “KATAR 2022″/ Mësoni ndeshjet dhe kur rikthehet në fushë Kategoria Superiore…

Delo.autor

PRITET ZYRTARIMI MES DY PALËVE/ Sarri gati për kontratë dy vjeçare me Juventus, ja përfitimet

Delo.autor

Drejtuesit e Real Madridit besojnë në largimin e Zidanet në fund të sezonit

Q.Autor

Leave a Comment