Europa League

Ish mesfushori i Fiorentinas: Ludogorets nuk ka frikë nga Milan!

Ish-mesfushori i Fiorentinës dhe Veronas, Gustavo Campanharo u shpreh se Ludogorets nuk ka frikë nga Milan.

Skuadra Bullgare u shortua të ndeshej me rossonerët në fazën 1/32 të Europa League dhe braziliani foli me Tuttomercatoweb për qëndrimin e tyre.

“Ne i mirëpresim ata me entuziazëm të madh”, tha Campanharo.

“Milan është gjithmonë Milan, një klub historik, prestigjioz dhe fitues. Do të jetë e mrekullueshme të kthehesh në Itali, për më tepër të luash në një stadium të mrekullueshëm si San Siro.

“Ne e dimë se Milan nuk po kalon një situatë të mirë tani, por ka akoma dy muaj derisa gjendja e tyre të ndryshojë.

“Ne e respektojmë rossonerët, por sigurisht nuk kemi frikë nga ata. Ne jemi të vetëdijshëm për vlerën tonë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të kaluar nëpër raundin tjetër”.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

CHELSEA-DINAMO KYIV/ “Blutë e Londrës” dyfishojnë shifrat, shënon William

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Chelsea – Slavia Prague, Hazard së bashku me Giroud titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Salzburg – Marseille/ Vëndasit shënojnë golin e dytë ndaj francezve

Sadik.Autor

Leave a Comment