Futboll Seria A

Santos dëshiron rikthimin e Gabigol, ka vetëm 1 kusht për Interin

Santos dëshiron të sjellë përsëri Gabriel Barbosa, raportojnë mediat në Brazil, por Interi do të duhet të paguajë shumicën e pagës së tij.

Sulmuesi iu bashkua zikaltërve për 33.5 milionë euro në verën e vitit 2016, por nuk arriti të bëjë një ndeshje të plotë dhe shënoi vetëm një gol.

Gabigol, u huazua tek Benfika, por përveç dy paraqitjeve të kupës, ai luajti vetëm 43 minuta në mes të Ligës dhe Ligës së Kampionëve, duke zhgënjyer totalisht.

Është e pashmangshme që pala portugeze do ta dërgojë atë në Itali në janar, por nuk ka vend për të në skuadrën e Luciano Spalletti.

Mundësia e vetme mbetet skuadra e tij ‘mëmë’, Santosi, i cili duhet të bjerë dakord me Interin për kushtet financiare.

Përgatiti: AlpeNews.al

 

Related posts

VIERI DEKLAROI SE LUKAKU ËSHTË SULMUESI MË I FORTË NË BOTË/ Cassano i del kundër: Ka të tjerë…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid – Valencia

Q.Autor

Cavani zbulon arsyen e shkëmbimit të fanellave me Salah

Sadik.Autor

Leave a Comment