Futboll La Liga

Ja çfarë i tha Ronaldo Messi-t në fund të El Clasico-s

Në Santiago Bernabeu, tifozët e Real Madrid po prisnin me padurim të shihnin ekipin e sapo kurorëzuar kampion bote në Abu Dhabi, skuadra më e mirë e vitit me pesë tituj të fituar.

Dhe ku do të kishte më mirë se sa të festojë titullin e fundit me një fitore ndaj rivalëve të përhershëm FC Barcelona. Një fitore që do t’i rikthente në luftën për titull.

Në krahun tjetër, tifozët katalanas donin hakmarrjen. Humbja në superkupë ishte një plagë e pashëruar.  Ndeshja tashmë dihet se si përfundoi. Një fitore fantastike e vizitorëve të cilët kanë hequr Los Blancos nga lufta për titull.

Katalanasit mbase janë treguar më të kujdesshëm, sidomos në pjesën e parë, por luajtën më mirë dhe këtë e ka pranuar edhe vetë portugezi në fund të takimit drejt rivalit të tij Lionel Messi.

Numri 7 madrilen ka pranuar se kundërshtari luajti më mirë dhe arriti t’i menaxhonte më mirë momentet kur kishte topin në zotërim.

Gjithsesi ai ka pranuar se Real Madrid nuk do të dorëzohet në luftën për titull, megjithëse mund të duket një mision i pamundur.

Related posts

I HABIT TË GJITHË/ Tifozi heq dorë nga çmimi 500 euro, refuzon të thotë emrin e ekipit rival (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Lajme të këqija për trajnerin Low, do të mungojë titullari i Gjermanisë…

Delo.autor

SHUMË EKIPE E DUAN NË SKUADËR/ Klubi anglez sulm të fortë për Rashicën, shqiptari i pavendosur

Delo.autor

Leave a Comment