Futboll Gossip Sport

RRËFEN PËRJETIMET E SHTATËZANISË/ Vilma Masha tregon: Isha për 9 muaj në formë, gjë që…

Vilma Masha nuk mund t’i presë më e lumtur se kaq këto ditësh festash, të parat që do t’i jetojë si nënë. Moderatorja simpatike e programeve sportive rrëfen për herë të parë të gjitha përjetimet e shtatzënisë.vilma-masha1

Ndonëse kjo kopertinë ishte planifikuar të prezantohej përpara se e vogla të vinte në jetë, ju do të keni mundësinë që të zbuloni mes rreshtave edhe disa pikëpyetje, për të cilat vetë Vilma i mori përgjigjet pas lindjes së vajzës.

Nga vjen emri Sea dhe kur e mori vesh lajmin se do bëhej nënë? Sa kilogramë shtoi gjatë shtatzënisë dhe çfarë i thanë kolegët e “SuperSport” gjatë kësaj periudhe? Këto dhe të tjera përgjigje, Vilma i jep ekskluzivisht për “Who”, në një rrëfim plot emocione.

Pyetjes se pse e fshehu shtatzëninë në muajt e parë, ajo i përgjigjet: “Sepse dëshiroja që këtë lajm ta mbaja për vete për disa kohë. Nuk e di, ndoshta nga egoizmi apo ndonjë supersticion. Ndërsa më pas nuk dëshiroja ta ktheja në qëllim në vetvete ekspozimin, sepse është diçka e bukur për mua, por aq sa dhe për shumë vajza të tjera që e kanë provuar mëmësinë, të famshme ose jo. Sigurisht që për të ruajtur ketë ‘sekret’ më ndihmoi dhe fiziku, duke mos dhënë shumë shenja shtatzënie (buzëqesh).

vilma-masha2

Çfarë i tha partneri kur e mësoi?

“Ishte po aq i gëzuar sa dhe unë. Shumë mirë tha, ne po e prisnim një lajm kaq të bukur”.

Si i përjetoi ndryshimet e trupit?

“I përjetova shumë mirë, pasi nuk mora shumë kilogramë. Minimumin e mundshëm, 8 kilogramë nga pesha që isha, peshë ideale, që nuk besoja se do ta kisha, pasi njoh dhe vajza të tjera elegante që shtatzënia i ka ndryshuar. Por jam e lumtur qe isha për 9 muaj në formë, gjë që më lejoi të bëja dhe punën në televizion, pa u shqetësuar për peshën”, shprehet Vilma gjatë kësaj interviste.

Kujtojmë që moderatorja lidhi martesë gjatë një ceremonie në Bashkinë e Tiranës me një bankier, identitetin e të cilit e mbajti të fshehtë.

vilma-masha3

vilma-masha4

Related posts

PAS TIRANËS/ Gjykata pezullon garën e FSHF-së në gjithë vendin. Veliaj fiton gjyqin e dytë ndaj Armand Dukës

Delo.autor

VAZHDOJNË KRITIKAT PËR HUMBJEN NDAJ SPAL/ Cassano flet hapur: Ja pse po e urrejnë “Zonjën e Vjetër” në Itali

Delo.autor

TRONDITET JUVENTUSI/ 19 vjeçari Holandez do të shkojë tek Reali ose Barcelona

Isa.Autor

Leave a Comment