Futboll Seria A

Juve i vë çmim Alex Sandros, ja sa duhet të paguajnë skuadrat e interesuara për të

Juventusi është i gatshëm ta shesë Alex Sandron nëse ndonjë klub paguan 60 milionë euro – bën të ditur Tuttosport.

Mbrojtësi i krahut ishte kërkuar edhe gjatë verës së kaluar, mirëpo Bianconerët refuzuan ta shisnin për afro 70 milionë euro.

Paraqitjet e Sandros këtë sezon nuk janë të kënaqshme për kamponin italian, ndërsa Juve e ka edhe Leonardo Spinazzolan, i cili është i huazuar te Atalanta.

 Për këtë arsye, klubi është duke menduar që ta shesë futbollistin, ndërsa çmimi i tij është 60 milionë euro.

(Foto: Getty Images)

Madje, sipas Tuttosport, Zonja e Vjetër mund ta shesë lojtarin që në afatin kalimtar të janarit.

Manchester Unitedi, Manchester City dhe Chelsea janë disa prej klubeve të interesuara për shërbimet e futbollistit brazilian.

Alex Sandro luan te Juventusi nga viti 2015 kur u transferua nga Porto.

Related posts

TË TRE TË INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Habit e fejuara e Dybala: Jam sërish pozitive, nuk e di ç’po ndodh

Delo.autor

Laçi mendon për merkaton, kurbinasit nuk ndryshojnë filozofinë

Sadik.Autor

PROTAGONIST APSOLUT NË ANGLI/ Mehmeti “josh” ekipet “big”, trajneri i Bristol City : Ka oferta, futbolli është edhe biznes

F.autor

Leave a Comment