Futboll Seria A

Juventus nuk ‘heq dorë’ nga Dybala, refuzon ofertën faraonike të Manchester United

Juventusi thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 79 milionë euro plus Henrikh Mkhitaryan nga Manchester United për Paulo Dybala.

Sipas The Sun, United ka vendosur objektivin e tyre kryeseor tek Dybala pasi hoqën dorë nga  Antoine Griezmann, por Juve ka vendosur një çmim prej 97 milion euro për argjentinasin.

‘Gazetta’ shpjegon se Djajtë e Kuq janë ‘të dëshpëruar’ dhe duan t’i japin freski sulmit pikërisht duke larguar Mkhitarian, i cili nuk po jep pritshmëritë e duhura dhe duke e përdorur këtë të fundit për të arritur tek Dybala.

28-vjeçari ka qenë i lidhur edhe me Interin, ndërsa Dybala shënoi në rikthimin e tij në ekipin e parë të Juventusit kundër Genoas në Coppa Italia pasi humbi dy ndeshjet e fundit të Serie A. /AlpeNews.al/

Related posts

YLLI LEGJENDAR I MILANIT/ Filippo Inzaghi: Ata prezantojnë të ardhmen e klubit dhe të…

Delo.autor

Mourinho ka “thumba” për të gjithë: Sarri? Drejtonte në Seria B kur unë..

Isa.Autor

“SUPER LIGA NUK ËSHTË NJË GJË E MIRË PËR FUTBOLLIN”/ Trajneri Flik: Lewandowski nuk është gati, duam yllin e pestë

Delo.autor

Leave a Comment