Bundesliga Futboll

Fabio Capello sulmon yjet e Bayernit: I bënë puç Ancelottit!

Fabio Capello ka goditur lojtarët e Bayern Munich dhe i ka akuzuar ata për shkarkimin e Carlo Ancelottit nga klubi bavarez në shtator. Bavarezët fituan titullin e Bundesligës në sezonin e parë të Ancelottit, por qëndrimi i tij u dëmtua nga thashethemet. Lojtarët kryesorë të “Die Roten” ishin të pakënaqur me metodat e tij të stërvitjes.

Një fillim i pafat për këtë sezon kulmoi me një shfaqje të mjerë, një humbje 3-0 ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, çka shkroi fundin e mbretërimit të Ancelottit në “Allianz Arena”. Trajneri veteran, Jupp Heynckes, i cili udhëhoqi Bayernin në fitimin e trepletës (në sezonin 2012-2013), u kthye në “Allianz Arena” për të marrë përsipër drejtimin deri në fund të sezonit. Me të në krye, Bayern Munich ka humbur vetëm një herë, në të gjitha garat.

Capello sugjeroi se nuk është rastësi dhe beson se skuadra e Bayernit thjesht nuk donte të luante nën drejtimin e bashkatdhetarit të tij. “Heynckes është kthyer në stol dhe të gjithë pyesin se si ai arriti të marrë ekipin nën kontroll menjëherë. Unë mendoj se ishin lojtarët, që morën gjithçka në dorë, – tha Capello për “Sky Germany”.

Trajneri mund të bëjë shumë gjëra, por nëse lojtarët nuk duan të japin atë që posedojnë, të cilën nuk e dhanë për Ancelottin, ndodh si te Bayern Munich. Lojtarët e luftuan Ancelottin, ata donin që ai të largohej dhe për të treguar se Heynckes është e drejta, japin gjithçka për të”. Bayern Munich është 11 pikë të qarta në krye të Bundesligës, në mes të sezonit, dhe e vazhdon garën e brendshme me sfidën kundër Bayer Leverkusen, më 12 janar.

Related posts

SHUMË LARG “KRYQËZIMIT”/ Inter-Simeone nuk bëhet dhe arsyeja është…

Delo.autor

BARCELONA-NAPOLI/ Pjesa e parë mbyllet me dy penallti, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Gafa e vitit vjen nga Serie A, e pabesueshme çfarë bën sulmuesi!

Q.Autor

Leave a Comment