Futboll Seria A

Juventusi rikthehet pas Strootmanit, gati ta paguajë klauzolën e tij

Juventusi thuhet se është i interesuar te mesfushori i Romës, Kevin Strootman, i cili ka një klauzolë lirimi prej 45 milion eurosh.

Binconerët do të kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre në janar dhe në verë, pasi mendojnë së është reparti më i dobët i tyre këtë sezon.

Emri i parë i Zonjës së vjetër thuhet se është Emre Can i Liverpoolit që pritet të arrijë si një transferim i lirë, pasi kontrata e tij me Reds skadon në qershor të 2018.

Përveç kësaj, mediumi italian Sky raporton se Juve mund të përpiqet të nënshkruajë përsëri me holandezin Strootman, i cili është kthyer në formë të plotë pas një sërë lëndimet të rënda në gju.

 Negociatat me Giallorossët do të ishin të vështira, por ekziston një klauzolë lirimi që mund ta bëjë të mundshëm afrimin e Strootmanit në Allianz Stadium.

Në kontratën e holandezit thuhet se ekziston një klauzolë prej 45 milionë eurosh, e cila vlen edhe për klubet italiane ashtu edhe për ato të huaja.

Juventusi mund të shikojë për të imituar lëvizjen e tyre për Miralem Pjanic, të cilin ata e nënshkruan nga skuadra romake në vitin 2016, kur ata paguan klauzolën e lirimit prej 32 milionë eurosh.

Transferimi i Strootmanin do të përforconte shumë mesfushën e Juves, ndërsa një rival direkt si Roma do ta dobësonte së tepërmi dhe nuk do pritej aspak mirë nga tifozët e klubit.

Related posts

RRËFEHET Dybala: I kam thënë Cristiano Ronaldos se e kam urryer

F.autor

PREKËSE/ Përkushtimi përtej dhimbjes, arbitri fishkëllen dhe SHPËRTHEN NË LOT (VIDEO)

Isa.Autor

PSG, Marquinos ka një mesazh prekës për Lucas

Q.Autor

Leave a Comment