Futboll Sport

“PËSOVA NJË GODITJE ELEKTRIKE GJATË TËRMETIT”/ Futbollisti serb tregon makthin që po përjeton Shqipëria

Të martën, në orët e para të mëngjesit, një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë. Epiqendra ishte 30 kilometra larg Tiranës, afër qytetit bregdetar të Durrësit… Kështu e nis shkrimin e vet “Mozzart Sport”, media serbe, e cila i referohet futbollistit të Besëlidhjes, Milan Djordjevic. Ky i fundit është serb dhe ka përjetuar në harkun e pak ditëve dy tmerre të mëdha në Shqipëri. Fillimisht e zuri korenti në dhomat e zhveshjes në Shijak dhe përfundoi urgjent në spital, pastaj e tronditi tërmeti i fuqishëm. Media në fjalë e vijon më tej shkrimin:

Pasojat e një katastrofe njerëzore janë numri i madh i banorëve të plagosur, mbi 40 të vdekur dhe dëmtime të mëdha materiale. Kur linjat telefonike u normalizuan, ne i bëmë një thirrje futbollistit serb, Milan Djordjevic, i cili tha për “Mozzart Sport”: Unë jam vendosur në qytetin e Lezhës, i cili është 35 kilometra larg nga epiqendra e tërmetit. Tërmeti i parë ra në orën 02:40, të martën, por ai shkatërruesi u regjistrua në orën 03:55. Unë isha sistemuar në një ndërtesë me kate të shumta, ndodhesha në katin e tretë. Ishte e frikshme. Nuk ka viktima në qytetin tim, por shumë janë të plagosur… Tani jemi duke fjetur në shtëpinë e një shoku të presidentit tonë të klubit”.

Futbollisti luan për Besëlidhjen, që është garuese në Kategorinë e Parë të Shqipërisë. “Po, dhe kampionati ynë është ndërprerë. Deri kur, mbetet të shihet. Sidoqoftë, ne ende stërvitemi, megjithëse toka po dridhet. Dje, kur po mbaronim trajnimin, ra një tërmet i ri i fortë. Mediat raportojnë se gjithçka do të qetësohet, sepse pllakat tektonike pritet të vendosen në vendin e duhur”, – sqaron Djordjevic. Njerëzit në qytet janë goxha të mërzitur, sipas futbollistit serb: “Po, janë vendosur në një stadium, nën tenda, jashtë, por ka panik dhe stres të dukshëm. Të enjten ishte ditë zie në Shqipëri, ndihma kanë ardhur nga Serbia, Greqia, Maqedonia Veriore…”

Djordjevic luan në Shqipëri për herë të tretë. Ka përfaqësuar më shumë klube, por kjo është eksperienca e tretë te Besëlidhja. Vetë futbollisti shpjegon: “Unë arrita për herë të parë në vitin 2011 nga BASK, sepse nuk doja të luaja në ligën e tretë serbe. Pastaj, në vitin 2014 e më pas qëndrova dy sezone. Dhe ja ku jam përsëri në Shqipëri. Jam sistemuar mirë, flas dhe shkruaj shqip. Jam pritur mirë dhe mundohem të ndihmoj që futbollistë të tjerë nga Serbia t’i sjell këtu”.

Këto ditë, Djordjevic ka qenë në fokusin e opinionit futbollistik shqiptar, pas asaj që i ndodhi në Shijak (e zuri korenti në dush). “Kemi luajtur një ndeshje të mirë kundër Erzenit, edhe pse humbëm 1-0. Ne e pësuam golin në minutën e 90-të. Pas lojës hyra në dhomën e zhveshjes e direkt në dush. Uji nxehet nga energjia diellore, por edhe nga energjia elektrike. Zëvendës-kapiteni erdhi nga dushi dhe më tha se diçka nuk shkonte si duhej. Pas tij, shkova unë në dush dhe pësova një goditje elektrike. Rashë përtokë, të gjithë erdhën për të më shpëtuar.

Ambulanca mbërriti shpejt dhe më dërgoi në spital. Mora serum, më dhanë oksigjen, qëndrova në spital për dy orë dhe dola pa probleme serioze. Për fat të mirë, sipas mjekëve, në dush kasha hyrë me shapkat. Ato më kishin shpëruar. Ishte e tmerrshme, por e kalova, sepse tashmë stërvitem me ekipin. Media shkruajti për goditjen elektrike që pësova, por tani, sigurisht, tërmeti shkatërrues  është shqetësimi i ditës”.

Related posts

VDEKJA E GRUAS/ Prezantuesi kritikohet ASHPËR pas batutës që bëri për Ferdinand

Isa.Autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Ndizet sfida, korçarët shënojnë me Dejvi Bregun

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Liverpool. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment