Futboll Premier League

Kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha europiane, Southampton vendos çmimin për Van Dijk

Southampton është gati të heqë dorë nga ylli i mbrojtjes Virgil Van Dijk.

Shenjtorët nuk duan ta humbasin qendërmbrojtësin holandez, por nëse dikush e do, duhet të paguajë 80 mln euro.

Van Dijk, 26 vjeç, është lënë jashtë skuadrës nga trajneri Pellegrino në tre ndeshjet e fundit.

 Virgil Van Dijk is wanted by league leaders Manchester City

E ardhmja e tij ka qenë një subjekt spekulimesh të vazhdueshme, me Manchester City që besohet se po përgatiti një ofertë 70 mln euro.

Gjithsesi, Southampton nuk do të ndahet nga Van Dijk vetëm nëse mbërrin një ofertë 80 mln euro.

 Virgil Van Dijk has been dropped for the last three games

“Duhet të presim deri në janar. Nuk mund ta kontrolloj merkaton, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë,” është shprehur Pellegrino kur është pyetur për transferimin e mundshëm të Van Dijk.

Southampton ka refuzuar oferta të mëdha nga Liverpool dhe Chelsea verën e kaluar, dhe Pellegrino ka zbuluar: “Vendosëm më të mirën për klubin. Bordi vendosi të mbante lojtarin më të mirë të klubit.”

Related posts

PAS FITORES NË KATAR/ Messi rikthehet në Paris, ja kur zbret në fushë

F.autor

NË KËRKIM TË ZËVENDËSUESIT COSTA/ Atletico Madrid lëviz gurët, goditja për titullin vjen nga Franca

Delo.autor

“AI VJEN GJITHNJË I QESHUR NË STËRVITJE”/ Mesfushori Shaqiri thur elozhe për lojtarin grek: Do shpërblehet për…

Delo.autor

Leave a Comment