Futboll Seria A

Yonghong Li i shkruan Milan-it: Shumë shpejt do të pushtojmë Europën

“Me rastin e këtyre ditëve festive, do të doja të falënderoja të gjithë për punën e madhe dhe të palodhshme dhe t’ju uroja Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”. Kështu fillon letra që Yonghong Li i ka drejtuar Marco Fassone-s, Massimiliano Mirabelli-t, lojtarëve dhe të gjithë vartësve të klubit kuqezi.

PËRGJEGJËSI – “Ditët e kaluara bashkë në 2017-ën më kanë ndihmuar të kuptoj akoma më mirë vlerat e ngjyrave kuqezi dhe ndjenjën e përgjegjësisë kundrejt Klubit. Pavarësisht se jemi të ndarë nga një distancë e madhe, unë jam gjithmonë në krahun tuaj, gjithmonë duke luftuar bashkë me ju”, ka vazhduar presidenti i Milan, që të mërkurën në mbrëmje do të jetë në “San Siro” për derbin e Kupës së Italisë.

E SHKUARA DHE E ARDHMJA – Periudha e krizës kuqezi ka shtyrë numrin një të Milan-it që të shikojë drejt së ardhmes, duke kërkuar ndihmën e të gjithëve: “E kaluara e lavdishme e Milan-it është në të gjithë zemrat tona; kapitullin e ri duhet ta shkruajmë të gjithë bashkë, duke iu dedikuar me mish dhe shpirt zhvillimit të Klubit dhe skuadrës”.

EUROPA – Objektivi i presidentit kuqezi është që “të kthehemi të mes klubeve kryesore të Europës. Është e pamundur që të shmangen vështirësitë gjatë kësaj rruge, por ne, si një familje e madhe, do të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kam besim të plotë te kjo familje, jam i sigurt se do të arrijmë të kalojmë çdo pengesë, duke parë se të gjithë ju përfaqësoni bazat e nevojshme për t’u kthyer në majë të Europës”.

URIMI – Në mënyrë që Milan të kthehet të jetë një nga skuadrat kryesore të Europës, Yonghong Li uron që “lojtarët tanë të japin gjithmonë maksimumin, në stërvitje dhe ndeshje. Të luftojnë gjithmonë për këtë fanellë dhe për të gjithë tifozët që na mbështesin. Në të njëjtën mënyrë që të mos mungojë kurrë bashkëpunimi i plotë dhe i sinqertë i të gjithë stafit të Klubit, që të punojmë të bashkuar dhe që të punojmë të gjithë për arritjen e objektivit të përbashkët. Unë do t’ju mbështes me forcë”, ka përfunduar ai.

Related posts

ODISEJA E XHERDAN SHAQIRIT/ Ish-mbrojtësi i majtë që po mahnit Anglinë

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Hauge dhuron spektakël dhe zhbllokon sfidën me një “MAGJI” ndaj Sparta Prague (VIDEO)

Delo.autor

BËN PARASHIKIMIN PËR EURO 2020″/ Muourinho: Është e vështirë tu gjesh dobësi, ju tregoj skuadrën pretendente

Delo.autor

Leave a Comment