Futboll Premier League

Kupa e Anglisë/ Chelsea pret Bournemout, United luan në transfertë

Kupa e Anglisë do të vazhdojë të mërkurën me dy ndeshje të tjera. Chelsea do të presë në “Stamford Bridge” ekipin Bournemouth. “Blutë” janë 14 pikë larg kreut në Premier League dhe kupat mbeten kompeticionet ku ata mund të synojnë të marrin një trofe.

Përballë tyre do të jetë një ekip që nuk ka marrë asnjë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit. Për më tepër, Chelsea ka fituar katër ndeshjet e fundit të luajtura kundër Bournemouth pas humbjes së pësuar kundër tyre dhjetor të 2015-ës. Një humbje që ka ardhur në “Stamford Bridge” me rezultatin 1-0.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme do të jetë ajo që do të luhet në “Ashton Gate” mes Bristol City-it dhe Manchester United. Bristol City po paraqitet mirë në Championship, ku mban vendin e tretë pas 22 javësh.

Një përimirësim befasues për ekipin e Lee Johnson, që sezonin e kaluar ka luftuar për mbijetesë. Kjo do të jetë përballja e parë mes United dhe Bristol që nga viti 1980-të. “Djajtë e Kuq” kryesojnë me 15 fitore kundër 10 në 35 përballjet e zhvilluara me Bristol.

Related posts

“VRAPON SI NJË PERËNDI GREKE”/ Cavani mahnit Manchester United me gjendjen fantastike fizike

Delo.autor

SFIDA FINALE CHAMPIONS NË MADRID/ Konfirmojnë testet mjekësore, rikthehet nga dëmtimi ylli i Tottenham…

Delo.autor

TRAJENRI ITALIAN SYNON DY GODTIJE NË MERKATO/ Ja plani i drejtuesve të Inter që do të lumturojë Conten

Delo.autor

Leave a Comment