La Liga

Kupa e Botës për Klube/ ​Zidane: Nuk ka favorit në finale

Zinedine Zidan ka mbajtur një konferencë për media, para ndeshjes së nesërme me Gremio në finale të Kupës së Botës për Klube.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se skuadra e tij nuk është favorite ndaj Gremios, pasi thotë se finalet janë gjithmonë 50-50.

Por, ai thotë se në Abu Dhabi janë për ta fituar titullin dhe janë të përgatitur për finale.

“Finalet janë gjithmonë 50 – 50. Nuk ka favorit në finale”, tha fillimisht Zidane.

“Por, ne jemi këtu për ta fituar titullin dhe të gjitha finalet janë shumë të mira. Nesër ne do të luajmë një ndeshje shumë të mirë. Ne po rritemi dh këtë do ta dëshmojmë ndaj Gremio”.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet nesër (e shtunë) nga ora 18:00.

Related posts

GATI PËR FUNDIN E AVENTURËS TEK AJAXI/ De Jong zbulon kushtin e “NIKE” për emrin mbi fanellë

Delo.autor

Barcelona e blinduar / Umtiti, titullari me klauzolën më të ulët

Sadik.Autor

Eric Cartona: “Ajo që ka bërë Real është e papranueshme”

Sadik.Autor

Leave a Comment