Shqipëri

Kupa e Shqipërisë/ Përfundojnë ndeshjet, ja kush u kualifikua

Sapo janë mbyllur ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqiëprisë dhe tashmë janë përcaktuar edhe çiftet e ndeshjeve çerekfinalem që zhvillohen në datat 31 janar dhe 14 shkurt 2018.

Në Grupin A, Kukësi ka kaluar me lehtësi Erzenin, do të ndeshet me Tiranën. Një çift ky i shumë diskutuar sezonin e shkuar, kur aleanca mes dy ekipeve për kampioantin dhe kupën u duk qartë.

Kurse çifti tjetër është ai mes Skënderbeut dhe Teutës. Korçarët kanë eliminuar Besëlidhjen, ndërsa Teuta Kamzën.

31 janar-14shkurt

Kukësi-Tirana

Skënderbeu-Teuta

Grupi A

Vllaznia-Tirana 1-0 (0-2)

Teuta-Kamza 4-0 (1-1)

Kukësi-Erzeni 5-1 (4-1)

Skënderbeu-Besëlidhja 3-1 (1-0)

Grupi B

Flamurtari ka vendosur një tjetër rezultat tenistik në ndeshjen ndaj Turbinës, teksa ka fituar me rezultatin 5-2. Një fitore e Lushnjës ndaj Laçit, por që nuk vlen asgjë sa i përket kualifikimit. Goli i Byzhytit nuk vlen kualifikimin për Lushnjën, pas humbjes në takimin e parë me rezultatin 1-3.

Partizani ka shkatërruar Pogradecin në pjesën e dytë, teksa me golat e Filit, Prognit dhe Bathës ka mbyllur historinë e këtij takimi. Kështu kalojnë më tej në çerekfinale, Partizani, Laçi, Flamurtari dhe Luftëtari.

Çerekfinalet

Flamurtari-Partizani (31 Janar, 14 Shkurt)

Luftëtari-Laçi (31 Janar, 14 Shkurt)

Ndeshjet e sotme:

Luftëtari-Bylis 3-0 (1-2) (Bylisi nuk paraqitet në fushën e lojës. Luftëtari kualifikohet në tavolinë)

Laçi-Lushnja 0-1 (3-1)

Flamurtari-Turbina 5-2 (6-1)

Partizani-Pogradeci 3-0 (1-0)

Related posts

TË PA FAT/ Nga goditjet ne portë te pasimet e shumta, kur statistikat nuk përligjin rezultatin

Isa.Autor

ZYRTARE/ Trajneri Reja shpall emrat për ndeshjet e Shqipërisë në Nations League (LISTA)

Delo.autor

Cungu: Rexhinaldo mendon se pa të nuk luhet futboll, ndërhyrja në merkato është e…

Isa.Autor

Leave a Comment