Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DEBUTIM HISTORIK ME CHELSEA/ Broja rrëfen bisedën me Lampard dhe i dërgon mesazh Rejës!

Një debutim ëndrrash! Nuk e priste, sigurisht, që të zbriste në fushë kaq shpejt, që në grumbullimin e dytë me ekipin e parë të Chelsea. Armando Broja, sulmuesi shqiptar i talentuar i Chelsea, u hodh në fushë nga Franck Lampard në pjesën e dytë të sfidës me Ëest Ham. Një emocion i madh, të cilin vetë futbollisti kuqezi, i cili shumë shpejt do të thërritet edhe në ekipin e parë të Edoardo Reja.

“Edi Martini më ka thirrur në Shqipëri i pari. Është një gjë e madhe për një djalë 18 vjeç që të zëvendësojë Giroud, ai është kampion bote. Ishte ndeshja e parë për mua, debutova me skuadrën e parë. Ishte diçka e madhe për mua dhe isha shumë i kënaqur me debutimin tim”.

“Lampard? Para ndeshjes, kisha emocione sepse ishte ndeshja ime e parë. Lampard më tha të jem i lirshëm, të luaj siç kam luajtur gjithë sezonin. Këtë më tha Lampard. Edhe shokët e skuadrës më kanë mbështetur, më kanë goditur dhe me shpulla në shenjë motivimi”.

“Kur kam qenë me 23 vjeçarët, kam firmosur kontratën me Chelsean. Kur erdhi Lampard, djemve të rinj iu hapën dyert dhe kam qenë shumë i kënaqur kur ai erdhi. Prandaj qëndrova te Chelsea dhe nuk zgjodha skuadër tjetër”.

“Të largohem në formë huazimi? Unë gjithmonë mund të ik në një klub më të vogël dhe të marr më shumë minuta dhe eksperiencë, siç ka bërë Tammy Abraham, por për mua rruga është të futem në ekipin e parë të Chelsea. Po stërvitem prej 3-4 javësh me ekipin e parë dhe shpresoj të futem në skuadrën e parë. Nuk e kam menduar të ik në një klub më të vogël”.

“Ende nuk më ka thirrur Anglia, por nëse ndodh, nuk e di çfarë të bëj. Për momentin, po luaj me Shqipërinë, me U-21. Shqiptar e kam gjakun, jam shumë i kënaqur me Shqipërinë dhe shpresoj të më thirrë dhe ekipi i parë i Shqipërisë”.

“Babi dhe mami kanë lindur në Shqipëri, nga Malësia e Madhe. Unë kam lindur në Angli, por prindërit më kanë lindur në Shqipëri”, përfundoi Broja.

Related posts

E ARDHMJA E LAUTARO MARTINEZ NË “CAMP NOU”/ Reagon Zanetti: Inter nuk ka marrë asnjë ofertë…

Delo.autor

ZYRTARIZOHET TEK NAPOLI/ Flet tekniku Gattuso: Kjo skuadër po kalon momente negative, por qëllimi…

Delo.autor

E SHTUNA SPORTIVE/ Bundesliga “ndizet” me Borussia-Bayern, Genoa pret Napolin

Isa.Autor

Leave a Comment