Futboll La Liga

Ky është transferimi i parë ‘bombë’ i Realit në janar

Arrizabalaga pritet ta veshë fanellën e Los Blancos në vitin 2018.

Real Madridi ka vendosur që të paguajë klauzolën e portierit, Kepa Arrizabalaga, i cili mund të transferohet në “Santiago Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton AS.

Athletic Bilbao ka tentuar disa herë të rinovojë kontratën me portierin spanjoll që i skadon në verën e vitit 2018, por Kepa tashmë e dëshiron vetëm Realin.

Los Blancos nuk janë të kënaqur me Keylor Navas dhe as me zëvendësuesin, Kiko Casilla dhe kanë vendosur që të paguajnë 20 milionë euro për Kepan, i cili shihet si një portier me të ardhme të ndritur.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË TË MERKATOS SË VERËS/ Agjenti i FIFA-s: Ylli Giroud ishte një hap larg kalimit tek klubi i madh…

Delo.autor

Nga Shqipëria tek Atletiko, këto janë 600 golat e Mesit. Argjentinasi nuk di të ndalet

Q.Autor

Darmian i pakënaqur tek United, Roma dhe Juventus mundësi konkrete

Q.Autor

Leave a Comment