Futboll Premier League Sport

ZBULON NJË PRAPASKENË TË MERKATOS SË VERËS/ Agjenti i FIFA-s: Ylli Giroud ishte një hap larg kalimit tek klubi i madh…

Sulmuesi francez ishte një nga objektivat e verës së kaluar në merkaton e Juventusit. Në fund, Pirlo zgjodhi Alvaro Morata, i cili po e paguan për besimin e tij me golat në Champions. Midis emrave të lidhur me ekipin bardhezi, kampion i Italisë, ishte edhe ai i Olivier Giroud. Sulmuesi francez i Chelsea dukej se do të largohej nga Londra verën e kaluar dhe për disa orë ishte një hap larg Juventusit.

Kjo u zbulua nga Vincenzo Morabito, një agjent i FIFA-s, që punon si ndërmjetës dhe përfaqëson interesat e sulmuesit të datëlindjes 1986 për Italinë: Unë përfaqësoj agjentin e tij, Manuello, për Italinë. Në momentin kur Suarez, Dzeko dhe Morata ishin zhdukur si mundësi, ai ishte praktikisht te Juventusi për një pasdite. Ideja ishte krejt e mundur, në formë huazimi fillimisht”.

Kartat në tavolinë përfundimisht ndryshuan, sepse Pirlo preferoi spanjollin, por kjo nuk ishte hera e vetme, që ish-lojtari i Montpellier dhe Arsenal qe afër kampionatit italian: “Një vit më parë, ai ishte një hap larg nga Lazio. Nëse Napoli do ta shiste Mertens te Chelsea, francezi do të kishte shkuar në Romë, te bardhekaltrit”.

Related posts

PAS FITORS NDAJ GUINGAMPIT/ Shënoi tripletë me PSG, Mbappe ka një mesazh për Real Madridin

Delo.autor

AKSIDENT I RËNDË NË ITALI/ Drejtori i klubit të Serisë A në gjendje kritike për jetën

Delo.autor

“LAZIO ËSHTË FAVORITE PËR KUMBULLËN”/ Tare bisedë para ndeshjes me presidentin e Veronës

Delo.autor

Leave a Comment