Futboll Ligue 1 Sport

KRITIKAT NDAJ ARBITRIT NË SFIDËN NANTES-PSG/ Verratti rrezikon një super skualifikim: ja çfarë ka ndodhur…

Marco Verratti rrezikon të marrë një skualifikim të rëndë pas deklaratave të bëra për mediat në përfundim të ndeshjes së kampionatit të humbur 3-1 nga PSG kundër Nantes.

Lojtari italian nuk i ka kursyer kritikat ndaj arbitrit të ndeshjes, i cili ika qenë fajtor, sipas tij, për një qëndrim të qëllimshëm kundër parisienëve.

Verratti ka folur për pamundësinë për të patur një dialog me arbitrin gjatë ndeshjes dhe është ankuar për numrin e madh të kartonëve të verdhë që janë dhënë pa u menduar shumë për lojtarët e PSG-së.

Pas asaj ndeshje, edhe drejtori sportiv Leonardo ka shpërthyer kundër arbitrit, duke e akuzuar atë për një mungesë respekti ndaj lojtarëve të PSG-së.

Sipas L’Equipe, Verratti mund të skualifikohet edhe për 5 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës. Të njëjtin dënim rrezikon edhe drejtuesi i parisienëve, plus një gjobë.

Kujtojmë se PSG kryeson me një avantazh prej 13 pikësh ndaj Marseille në Ligue 1.

Related posts

NIS AVENTURËN E RE/ Mbrojtësi Luiz bëhet shok skuadre me Balotellin dhe portierin e Kosovës

Delo.autor

BARCELONA-NAPOLI/ Pjesa e parë mbyllet me dy penallti, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

INCIDENT I SHËMTUAR NË MAQEDONI/ Tifozët e Vardarit godasin me sende të forta lojtarin shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment