Futboll Seria A

Lazio/ Strakosha portieri modern, askush si ai në Seria A

Mbrojtja është nën lupën zmadhuese. Reparti difensiv i Lazios, pas 3 golave të pësuar në Bergamo, vihet në diskutim. Flitet për përforcime, rikthimin e Wallace, ndryshim të modulit. Por ka një statistikë që përfshin portierin shqiptar të Lazio, Thomas Strakosha. Në fakt, sikurse thekson gazeta italiane, “Corriere dello Sport”, Strakosha nuk mjaftohet vetëm me shpëtimin e rezultatit, por është një portier modern, merr pjesë në lojën e skuadrës duke shfrytëzuar edhe këmbët e tij dhe rezultatet janë të shkëlqyera.

Shqiptari është portieri i Seria A që realizon më shumë pasime në gjysmëfushën e tij gjatë 90 minutave. Mesatarisht numërohen 22 pasime të tilla në çdo ndeshje, askush në kampionatin italian nuk bën më mirë se portieri i përfaqësueses shqiptare. Një portier në gjëndje për të bërë diferencën, jo vetëm mes shtyllave. Inzaghi ka patur shpesh nevojë për atë, për të nxitur presimin e lartë të sulmuesve, në tentativë për të kërkuar menjëherë Milinkovic dhe shokët e tjerë.

Kur qarkullimi i topit në mbrojtje nuk gjen shtigjet e duhura për të nisur presionin ndaj kundërshtarit, ndërsa ky i fundit arrin të vërë nën presion bardhekaltërit, s’ka problem, topi i dorëzohet Strakoshës, dhe aksioni mund të nisë nga e para pa problem. Lazio mund të katapultojë përpara sulmuesit. Një zgjidhje kjo më shumë për shokët, që shpesh dhe me qejf i besojnë portierit të ri shqiptar, për të lehtësuar presionin e kundërshtarit.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Gënjeu për moshën dhe emrin, klubi gjerman zbulon se sulmuesi nuk “ekziston”

Delo.autor

12 GOLA NË 18 NDESHJE NË KAMPIONATIN TURK/ Muriqi një “Përbindësh”, dy klubet e mëdha angleze në garë për të

Delo.autor

E BUJSHME NË SPANJË/ Bartomeu konfirmon: Barcelona do blejë yllin tjetër të Ajaxit, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment