Futboll La Liga Sport

E KËRKON JUVENTUSI/ MARCELO “tërbon” tifozët e REALIT para El Clasicos

Përgjigje me gol. Marcelo largoi zërat e merkatos me një finalizim shumë të bukur ndaj Viktoria Plzen në Champions League për t’u treguar të gjithëve se ai është i lumtur te Reali i Madridit dhe nuk e mendon aspak largimin edhe pse mediat e lidhin të ardhmen e tij me një transferim të mundshëm te Juventusi. Në një intervistë pas sfidës ndaj skuadrës çeke, mbrojtësi brazilian kishte një mesazh edhe për gazetarët.

“Është e vështirë kur nuk fitoni, por ju flisni për një krizë, sepse doni ta lëndoni këtë skuadër, të gjithë ju, gazetarët, përpiqeni të na lëndoni. Ndoshta kjo vjen nga zilia, sepse nuk dini të luani futboll”.

Më pas Marcelo i doli në mbrojtje Julen Lopeteguit, duke shmangur kritikat për trajnerin e Los Blancos.

“Sipas mendimit tim, ai është duke bërë një punë fantastike”.

Pavarsisht se mori një goditje në sfidën ndaj Plzen, braziliani ka qetësuar të gjithë ambientin madrilen duke theksuar se në El Clasicon e kësaj fundjave do të jetë.

“Ndihem mirë tani, kam marrë një goditje gjatë lojës, por gjyqtarët duhet t’i shohin këto gjëra”.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Vjen konfirmimi nga Barcelona për idenë e çmendur të klubit italian

Delo.autor

NJË MREKULLI NGA KINA/ Goli i fitores në fund të takimit me “rabona” (VIDEO)

Delo.autor

PAS HEDHJES SË SHORTIT NË NATIONS LEAGUE/ Mancini: Do të jetë një sfidë e bukur ndaj Spanjës

Delo.autor

Leave a Comment