Albanian Stars

‘Lionel Messi’ i Shqipërisë i bën thirrje Panuccit: Dua të luaj tek Kombëtarja!

Ai është vetëm 18-vjeç dhe në Belgjikë është një yll që po shkëlqen. Lojtarin e tij të preferuar ka Leo Messin, ëndrra e tij e madhe është që një ditë të luajë për Barcelonën. Edon Zhegrova, 18-vjeçari nga Kosova është duke hedhur hapa të rëndësishëm në futbollin europian. Ai luan aktualisht për skuadrën e Genk në Belgjikë.

Mesfushori me tipare sulmuese, që luan në krahun e djathtë, është kontaktuar nga TeleSport, ku ka rrëfyer karrierën e tij si futbollist. Ai ka marrë një kontakt nga trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi, por 18-vjeçari tregon se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi pret një ftesë nga trajneri i Kombëtares Christian Panucci apo nga përfaqësuesja e Kosovës. Për më tepër lexoni intervistën e Edon Zhegrova, dhënë për TeleSport!

-Edon, mund të na tregosh si ka nisur karriera jote në futboll?

-Fillimisht kam filluar të luaj nga mosha 5 vjeçare pastaj më vonë kam filluar të luaj te klubi i FC Prishtina dhe më pas kam shkuar te KF Flamurtari në Kosovë.

-Si jeni transferuar te skuadra e Genk?

-Së pari te klubi i STVV në Belgjikë në moshën 15 vjeçare më ka marrë mua dhe gjithë familjen në Belgjikë…

-Më pas çfarë ndodhi? Si shkuat te Genk?

-Pastaj kam luajtur aty për dy vite e gjysmë vetëm në ndeshje miqësore pasi nuk kam pasur të drejtë. Duke luajtur ndeshje miqësore me këtë skuadër skautët e Genkut më kanë parë. Pastaj kam nënshkruar një kontratë profesionale me ta.

-Aktualisht jeni duke luajtur shumë mirë për Genk. Si ndiheni që luani si futbollist profesionist?

-Natyrisht që kjo ka qenë ëndrra ime që një ditë të luaj në një klub Europian dhe ti tregoj gjithë botës kualitetin tim. Dhe jam shumë i lumtur!

-Do vijoni të luani për Genk apo ka interesim ndonjë klub tjetër?

-Jam shumë i lumtur te Genku po natyrisht ka klube të mëdha të interesuara, por jam i fokusuar te Genku.

-Në mediat Kosovare  ju keni folur për pranimin e një ftese të Kombëtres U-21 të Shqipërisë. A është e vërtetë që do t`ju shohim të luani për fanellën kuq e zi?

-Po, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, më ka kontaktuar.

-Keni pranuar të luani për Shqipërinë?

-Nuk kam thënë asgjë ende, por e kam parasysh.

-A keni dëshirë të luani një ditë për Kombëtaren dhe nëse do zgjidhnit, për kë do donit të luanit, Shqipërinë apo Kosovën?

-Jam duke pritur po ashtu për Kombëtaret A dhe pastaj do zgjedh.

-Për Kombëtaren A të Shqipërisë?

-Të dyja!

-Keni pasur një kontakt nga trajneri Panuci?

-Jo, nuk kam pasur.

-Si i vlerësoni dy ekipet përfaqësuese, të Shqipërisë dhe Kosovës. A keni ndonjë idhull në këto ekipe?

-Natyrisht kam dëshirë të dyja kombëtaret të kenë sa më shumë sukses dhe arritje më të mëdha sepse jam shqiptar.

-Cilin lojtar pëlqeni më shumë në Shqipëri apo Kosovë?

-Nuk kam ndonjë të preferuar, por ka lojtarë shumë të mirë.

-Edon, përveç Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës, a keni pasur ndonjë kërkesë për të luajtur me Belgjikën?

-Po, ka të interesuar edhe këtu në Belgjikë. Mediat më kanë pyetur a do të luaja për Belgjikën.

-Ju do e pranonit një kërkesë të tillë?

-Nuk mendoj.

-Edon, përtej Kombëtres, Juve ju cilësojnë si një “Messi” shqiptar, a është ai idhulli juaj?

-Po.

-Ku do të dëshironit të luanit në të ardhmen?

-Ëndrra ime është që një ditë të luaj te Barcelona!

-Suksese, shpresojmë të shkojë kështu!

-Faleminderit.

Related posts

Taulant Xhaka për UEFA-n: Nisa si mbledhës topash, tani luaj në Champions League

Q.Autor

Kapiten ndaj Chelseas, Mustafi ndihet mjaft krenar tek Arsenali

Q.Autor

Një talent shqiptar debuton në Bundesligë, por cilën Kombëtare do të zgjedhë…?

Q.Autor

Leave a Comment