Futboll Premier League

Manchester City ecuri të ‘frikshme’ në kampionat, por ja me cilin ekip e ka vendosur rekordin Guardiola

Manchester City ka shënuar fitoren radhës në Ligën Premier.

Citizens kanë qenë mysafirë të skuadrës së Swansea City, ku kanë triumfuar me rezultat të thellë prej 4-0.

Kjo ka bërë që të arrij edhe një rekord personal trajneri spanjoll, Pep Guardiola, i cili ka lënë pas rekordin e arritur të Arsene Wenger me Arsenalin në vitin 2002.

Në fakt, kjo ishte fitorja e 16 rresht e Cityt në këtë sezon të ri të ligës elitare angleze, duke barazuar vetëm njëherë në fillim të kampionatit me Evertonin.

Guardiola nuk është hera e parë që po arrin këso fitore të njëpasnjëshme me skuadrat që ka drejtuar deri më tani në karrierën nëntë vjeçare si trajner.

Spanjolli ka fituar tre tituj me Barcelonën në La Liga dhe Bayern Munichun në Bundesliga, por asnjëherë nuk u shpall kampion me Manchester Cityn

Strategu 46-vjeçar ka arritur po kaq fitore rresht (16 sosh) edhe me skuadrën e Barcelonës në sezonën 2010/11, të cilën rekord e kishte arritur edhe Real Madridi në sezonin 2016/17 me në krye me Zinedine Zidanen.

Por, më së shumti fitore trajneri spanjoll ka me skuadrën e Bayern Munichut në Bundesliga, ku ka arritur 19 triumfe në sezonin 2013/14.

Mbetet të shihet nëse do të vazhdojë serinë e fitoreve skuadra e drejtuar nga Guardiola edhe në xhiron e radhës, ku City do të mirëpres para shikuesve të vetë Tottenham Hotspur.

Related posts

ZYRTARE/ Super League shkrihet ende pa filluar. Organizatorët nuk ndalen, kërkohet ngritja e një…

Delo.autor

BARÇA SHPRESON/ MESSI shkurton diferencën përballë Betisit me penallti

Isa.Autor

Kosovarët trembin Napoli-n, Chelsea bën detyrën në transfertë

Delo.autor

Leave a Comment