International

Masa të rrepta sigurie për ‘Rusi 2018’, Presidenti Putin hedh në aksion ‘KGB’-në

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur që t’ua besojë sigurinë e Kupës së Botës në vitin e ardhshëm pikërisht Forcave Sekrete Policore.

Sipas mediave ruse, Kremlini ka urdhëruar FSB-në, e cila njihet si ish-KGB-ja, që të parandalojë sjelljet problematike të huliganëve në Botëror, në mënyrë që çdo gjë të shkojë ashtu si duhet.

Në Europianin e vitit 2016, huliganët rusë janë përleshur me ata anglezë në prag të përballjes mes dy kombëtareve duke u njohur ndryshe si “Beteja e Marsejës”.

Megjithatë, presidenti Vladimir Putin është i vendosur për të zhvilluar një kompeticion sa më të qetë, në mënyrë që shteti rus të krijojë një imazh sa më pozitiv në sytë e botës.

FSB-ja, e cila udhëhiqet nga Aleksander Bortnikov, ka qartësuar se do të ketë zero tolerancë për sjelljet e papërshtatshme, si dhe për personat që do të shesin bileta në të zezë do të priten masa të rrepta me burg nga tetë deri në 15 vite.

Shërbimi sekret rus (FSB) ka arritur të dënojë gjatë viteve të fundit një numër të madh kriminelësh rusë të kërkuar prej kohësh.

Gjithashtu, ata njihen si një prej shërbimeve më efektive në luftën e antiterrorit. Këtu përfshihen edhe ligjet antiterror, ku dënohen edhe personat që nuk raportojnë krimet që kanë parë.

Lideri i tifozërisë së kombëtares ruse, Aleksander Shprigin, ka deklaruar gjatë kësaj jave se, nëse FSB-ja do të ndërhyjë në sigurinë e Kupës së Botës, do të ketë një Botëror të qetë dhe të sigurt.

Drejtori i policisë së Moskës, Andrei Zakarob, ka deklaruar se: “Nuk është problem nëse tifozët duan të pinë, por nëse ata kërcënojnë qetësinë publike, policia ka për detyrë të ndërhyjë e të marrë masa”.

Në axhendën e sigurisë për Botërorin do të ketë një bashkëpunim mes policisë ruse dhe asaj britanike.

Related posts

Weah betohet si president…në një stadium të tejmbushur

Q.Autor

Publikohet raporti i bilanceve, “botë të ndryshme” në ligat evropiane

Q.Autor

Yjet në shkëlqim dhe në rënie, 5 muaj para startit të Botërorit në Rusi

Q.Autor

Leave a Comment