Futboll

Djali i Zidanes ‘braktis’ Spanjën, gati të bashkohet me lojtarin e Kosovës

Mesfushori francez i Deportivo Alavesit, Enzo Zidane apo djali i trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidaner është i vendosur të shkojë në Zvicër te skuadra e Lausanne.

Enzo lë Real Madridin për Alavesin vetëm në muajin gusht, por ka luftuar për minuta të lojës që nga shkuarja atje.

E gjitha erdhi pasi klubi kah fundi i tabelës në La Liga nuk po përjeton rezultate të mira dhe tashmë kanë pasur tre trajnerë.

 Njëri nga ta ishte edhe ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, i cili u shkarkua nga detyra pas vetëm disa ndeshjeve.

Kështu, klubi zviceran, Lausanne janë të gatshëm të nënshkruajnë me mesfushorin, qoftë në huazim ose në mënyrë të përhershme.

Stafi i Alavesit beson shumë në aftësitë e Enzos, por mendojnë se ata kanë nevojë për më shumë lojtarë të favorizuar fizikisht për atë pozicion.

Enzo është i lumtur të vendos për opsionin zviceran në mënyrë që të ri-fillojë karrierën e tij dhe të filloj ngjitjen në nivelet e larta.

Te klubi zviceran, Enzo do ta gjente lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, i cili është lojtari më në formë i Lousannes.

Related posts

Milan ndryshon kursin për Andre Silvën, ai mund të qëndroj

Sadik.Autor

Shkodran Mustafi e “konfirmon” Draxler do transferohet në “Emirats Stadium”

Q.Autor

Tifozi i Middlesbrough ia vjedh shishen e ujit portierit të QPR-së, ia mbush me urinë dhe ia kthen prapa (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment