Futboll Ligue 1

Mesfushori i PSG nuk lë vend për dyshime, shpreh haptazi dëshirën për të kaluar tek Inter

Javier Pastore dhe Inter janë dy emra të lidhen vazhdimisht me njëri-tjetrin, por këtë herë është një intervistë e vetë mesfushorit argjentinas, dhënë për “Mundo D” (La Voz del Interior), që del haptazi për një kalim të mundshëm te Inter, duke parë se klubi zikaltër kërkon në merkato një futbollist pikërisht me karakteristikat e “Falco”: “Po, menaxheri im ka pasur disa kontakte me Inter, por nuk ka një marrëveshje me ta. Jemi në nivelin e propozimeve dhe të mendimi. Mua më pëlqen Inter dhe do të më pëlqente shumë të rikthehesha në Itali, nëse do të largohem nga PSG.”

Image result for pastore 2017

Pastore i shkel syrin edhe bashkëpunëtorit të Walter Sabatini, ai që e ka zbuluar dhe e ka sjellë në Itali: “Eshtë si që më ka sjellë te Palermo. Po, kam pasur shpesh kontakte me të. E kam shok, por ende nuk është vendosur asgjë. Pastaj, pjesa që unë i kam thënë shokëve te PSG mirupafshim është një mashtrim, sepse unë kam edhe 18 muaj kontratë. Padyshim që nuk më pëlqen stoli, por kohët e fundit kam luajtur më shumë dhe jam mirë në Francë. Po përpiqem të bëhem titullar, por janë vendime që i përkasin trajnerit. Unë mund të përpiqem vetëm që ta bind.”

Related posts

LAZIO-MILAN/ Calhanoglu me golin e javës dhe zhbllokon sfidën në “Olimpico” (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO madhështore e jetës së Messit, nuk duhet t’a humbisni

Sadik.Autor

ISHTE PRANË KALIMIT TEK MILAN/ Pezzella transferohet te Atalanta zyrtarisht por me formulë të veçantë

Delo.autor

Leave a Comment