Futboll La Liga

Talenti i Realit takon Ronaldon, ja sesi e quan ai ‘yllin’ portugez (FOTO)

“Më i miri në botë”, ka shkruar Vinicius Junior në fotografinë e postuar me Ronaldon në “Instagram”.

Cristiano Ronaldo është takuar me transferimin e ri të Real Madridit, Vinicius Junior, pas humbjes 3:0 nga Barcelona të shtunën.

Madridi pagoi 45 milionë euro në maj për 17 vjeçarin, që do të mbetet te Flamengo në huazim edhe për një sezon.

Braziliani udhëtoi në Madrid për të parë El Clasicon në Santiago Bernabeu. Ai gjithashtu u njoftua më shumë me klubin ku pretendon të luajë për shumë vite në të ardhmen.

Vinicius Junior u takua me shokun e ardhshëm të skuadrës pas ndeshjes me Barcelonën dhe bëri foto me portugezin, që e postoi në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka shkruar: “Më i miri në botë”.

Related posts

PRAPASKENA/ Ylli i larguar në fund të sezonit: Spalletti nuk më donte tek INTERI

Isa.Autor

FULHAM-MANCHESTER CITY/ Ndizet sfida në “Craven Cottagee”, “Qytetarët” realizojnë 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Kimmich pranë vazhdimit të kontratës me Bayern (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment