Bundesliga Futboll

MLS sulmon Lewandowski-n: Nuk ka vend për pensionistë

“Bashkëshorti im do ta mbyllë karrierën te Los Angelos në MLS”. Në këtë mënyrë ka folur Anna Stachurska, bashkëshortja e sulmuesit polak të Bayern Munich, Robert Lewandowski, në mikrofonat e faqes on-line “Business Insider”. Megjithatë, këto fjalë nuk i kanë pëlqyer Fernando Clavijo, drejtorit teknik të FC Dallas, që në “Goal.com” ka lëshuar një deklaratë plot “helm”. Sipas tij, klubet në SHBA kanë vendosur të investojnë te të rinjtë dhe jo te pensionistët…

“MLS nuk është një kampionat për të bërë pushime, – tha Clavijo. – Këtu futbollistët duan të tregojnë vlerën e tyre dhe të garojnë në nivelet më të larta. Disa futbollisti si Lewandowski kanë pasur një karrierë fantastike, por nëse dëshiron të vijë në Amerikë për pensionin, atëherë të zgjedhë një kampionat tjerët. Disa skuadra edhe mund të pranojë një futbollist në hapin e fundit të karrierës, por pjesa më e madhe ka vendosur që të bazohet tek të rinjtë. Në harkun e pak viteve kampionati i futbollit në SHBA mund të bëhet një nga pesë kampionatet më të forta të planetit, por më parë duhet të heqim dorë nga pensionistët.”

Related posts

NAINGOLAN RIKTHEHET ME GOL/ Inter leksione Genoas (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT E “BOMBERIT”/ Para se të shkonte tek Milani, Piatek ishte afër…

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Historike, Laçi ndan pikët me Kraikovën dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

Leave a Comment