Futboll Premier League

Morata mohon Pochettinon: Nuk të thashë “jo” nga frika e Kane

“Pse më pëlqen mua, nëse ke Harry Kane?” Morata pretendohet se iu përgjigj kështu Mauricio Pochettinos, i cili dy vjet më parë i bëri një ofertë sulmuesit spanjoll, kur ishte te Real Madridi.

Trajneri argjentinas i Tottenham ka zbuluar bisedën që pati me Moratën asokohe. Pochettino tha se Morata nuk kishte dashur të nënshkruajë për “Spurs”, sepse nuk donte të ishte zëvendësues i Harry Kane. Tani, Morata e ka kundërshtuar atë në deklaratat për “Sky Sports”:

Jo, nuk është e vërtetë. Kam biseduar me të dhe Pochettino ka thënë se dëshiron që të dy të luajmë së bashku, por në atë moment nuk ka pasur mundësi të shkoja te Tottenham. Sigurisht, unë do të luaja me Kane, sepse është një lojtar i madh, një prej sulmuesve më të mirë në botë, por pastaj, kur kam biseduar me Pochettino, nuk kishte asnjë mundësi që të largohesha nga Real Madridi”.

Morata ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me Diego Costa, të cilin e zëvendësoi te Chelsea dhe me të cilin ndan të njëjtin pozicion (rol) në ekipin kombëtar spanjoll:

“Është një lojtar dhe person i madh. Ai është miku im. Kur erdha këtu te Chelsea e dija se po merrja mbi supe një përgjegjësi të madhe, për ta zëvendësuar atë, por jam duke u përpjekur të bëj më të mirën. Sa herë që jemi së bashku në ekipin kombëtar spanjoll flasim për futboll dhe për jetën. Ne flasim për gjithçka dhe gjithmonë do t’i jem shumë mirënjohës”.

Related posts

VEPRIM I TURPSHËM/ U mastrubua para shtëpisë, arrestohet futbollisti i skuadrës franceze

Delo.autor

Skandal në Gjermani, Werder Bremen pi birra të skaduara në konferencat e shtypit

Q.Autor

REALIZOI GOL ME PENALLTI PËR SPECIAN/ Mediat italiane jehonë Rei Manajt: Luftëtar! Fiton…

Delo.autor

Leave a Comment