Bundesliga Futboll

Muller ‘shfryn’ ndaj mediave: Duan që te Bayern të ketë trazira

Sulmuesi gjerman, Thomas Muller ka folur pas fitores 2:1 ndaj Borussia Dortmund, të cilën skuadër e eliminuan nga Kupa e Gjermanisë

Ai ka thënë se skuadra ka fituar 15 nga 16 ndeshjet e fundit, por thotë se mediat nuk janë të kënaqura, pasi duan turbullira.

Por, ai tha se skuadra është shumë mirë dhe shpreson se kështu do të vazhdojnë edhe në pjesën e dytë të sezonit.

“Pak turbullira në Bayern është saktësisht ajo që mediat duan. Por, të fitosh 15 nga 16 ndeshje është diçka që ne e shikojmë me kënaqësi”, tha fillimisht Muller gjatë një takimi me gazetarë.

“Arsye pse ne jemi të lumtur në Bayern është se kurrë nuk mërzitemi. Presioni është gjithmonë aty, por në javët e fundit kemi rezistuar shumë mirë”.

“Ne duam që ta marrim këtë motivim edhe në pjesën e dytë të sezonit. Ne kemi bazë të mirë për të vazhduar dhe sulmuar”, u shpreh në fund gjermani.

Related posts

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Klubi që ka kthyer “të panjohurin” në mbrojtësin më të mirë të Premier

Delo.autor

GJYQTARI DHE VAR TË JOSHUR NGA RONALDO/ Goli legjendar duhej anuluar, por askush nuk flet (VIDEO)

Delo.autor

APOLONIA KA 11 VITE QË NUK FITON NDAJ “BARDHEBLUVE”/ Kamarata: Do të bëjmë maksimumin tonë për të…

Delo.autor

Leave a Comment