Futboll Premier League Seria A

Napoli ofertë zyrtare për Darmianin, por mbrojtësi kërkon pagë më të lartë

Matteo Darmian duket se po kalon ditët e tij të fundit tek Manchester United.

Mbrojtësi italian nuk ka pasur hapësirat e duhura tek ‘Djajtë e Kuq’ dhe ka kërkuar largimin nga aty.

Është skuadra lidere në Serie A, Napoli që ka bërë ofertë zyrtare për Darmianin.

Napolitanët kanë ofruar 10 milionë euro tek Manchester United ofertë që nga ‘Djajtë e Kuq’ është pranuar.

Por oferta e klubit italian nuk e ka lënë të kënaqur mbrojtësin anësorë Darmian.

Skuadra e drejtuar nga Sarri i ka ofruar Darmianit pagë vjetore prej dy milionë eurove në vit.

Por kjo ofertë nuk e ka lënë të kënaqur reprezentuesin italian i cili e ka refuzuar atë.

Darmian gjithashtu po kërkohet edhe nga Interi dhe Roma të cilat janë duke kërkuar mbrojtës anësorë.

Mbetet të shihet se ku do të përfundoj mbrojtësi italian, pasi një gjë është e sigurt, ai do të largohet nga Manchesteri.

Related posts

E BUJSHME/ Spalleti e largoi, Karamoh i tërbon të gjithë me këtë veprim (VIDEO)

Isa.Autor

MOMENT FRIKE PËR REY MANAJ/ Sulmuesi përplaset kokë më kokë me kundërshtarin në fushë, largohet me ambulancë në spital

F.autor

MARASH KUMBULLA NË TELASHE/ Gjykata Sportive dënon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment