Futboll Sport

KRISHTLINDJE/ “Plisat” bëjnë gjestin e madh, lumturojnë 507 fëmijë në Durrës (FOTO)

Grupimi i tifozëve të Prishtinës “Plisat”, kanë bërë një gjest të madh ditën e sotme, teksa kanë shpërndarë dhurata për fëmijët ne Durrës.

“Plisat” ishin një ndër grupimet që erdhën menjëherë në ndihmë të Shqipërisë, pasi vendi jonë u prek nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas ndihmave të shumta për familjet e prekura nga tërmeti, tifozët ditën e sotme kanë vendosur ka lumturojnë 507 fëmijë të shkollës 9-vjeçare “Naim Babameto”.80804033_10151290262529959_8044691813782519808_o

“Plisat” kanë dhënë dhurata të shumta për fëmijët, të cilët u tmerruan nga tërmeti i madh në qytetit në tyre.

Postimi i “Plisave”:

PLISAT NË DURRËS:

Sapo përfunduam shpërndarjen e dhuratave në Durrës! Sot filluam shpërndarjen e dhuratave të aksionit “Ndihmo edhe ti”.

Ndryshe nga herët tjera , sot vizita jonë në Durrës ka pasur një qëllim tjetër. Kemi vizituar Shkollën 9 vjeçare “Naim Babameto”, në Durrës. Ndryshe nga shkollat tjera, kjo shkollë nuk ka pasur fuqinë t’i përballojë tërmetit të pamëshirshëm të datës 26/11/2019.

Në shkollën e ulët 9 vjeçare “Naim Babameto”, kemi shpërndarë dhurata për nxënësit e klasëve të ulëta(1 deri 5) gjithsej për 507 nxënës të kësaj shkolle. Dhuratat i kemi shpërndarë në gjimnazin “Leonik Tomeo”.

Aksioni sapo ka filluar!

Durrës
25/12/2019

PLS

PANORAMASPORT.AL

Related posts

E PAPRITUR/ Trajneri jep dorëheqjen nga skuadra e Kategorisë së Parë pak ditë pasi u emërua

Delo.autor

PËRMBYSJA E “ÇMENDUR” NDAJ JUVENTUS/ Gjesti i shumëdiskutuar nga pankina, me kë e kishte Ibra? (VIDEO)

Delo.autor

SHOKOHET INTERI/ Pas VIDALIT dhe MODRIC dështon edhe një tjetër SUPER transferim

Isa.Autor

Leave a Comment