Futboll Seria A

Napoli vazhdon kryesimin, spektakël dhe përmbysje ndaj Sampdorias

Napoli e ka mundur Sampdorian në një ndeshje triler në “Sao Paolo”, ku pati shumë gola, kartonë të verdhë, si dhe një të kuq.

Napoli e përmbysësi disavantazhin dy herë për të shënuar fitore 3:2, në kuadër të javës së 18-të të kampionatit italian.

Ramirez i befasoi vendasit duke shënuar për 0-1 në minutën e 2-të, por Napoli u përgjigj përmes Allan në minutën e 16-të, duke barazuar gjithçka. Ndërsa golin e dytë në ndeshje për mysafirët e shënoi Quagliarella nga penalltia në minutën e 27-të.

Megjithatë, kjo s’i zmbrapsi napolitanët, të cilët furishëm shënuar dy herë në minutat 33’ dhe 39’ për të shkuar baras 2-2 në pushim të pjesëve.

Ndeshja ishte mjaft e tensionuar me tetë kartonë të verdhë dhe një të kuq.

Napoli ruan kreun e tabelës me 45 pikë, katër më shumë se Juventus që është i dyti dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar. Sampdoria mbetet e gjashta me 27 pikë.

Related posts

E ARDHMJA TEK NAPOLI DREJT FUNDIT/ Elseid Hysaj vazhdon pushimet me familjen e tij, ja destinacioni i radhës (FOTO)

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Zhbllokohet derbi në “Air Albania”, Melo ndëshkon “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

E ardhmja e Iniestës: Spanjolli në dilemë mes Kinës dhe Japonisë

Sadik.Autor

Leave a Comment